• e enjte, 26 dhjetor 2024

Institucionet shëndetësore me ekipe kujdestare për natën e vitit të ri

Institucionet shëndetësore me ekipe kujdestare për natën e vitit të ri

Shkup, 30 dhjetor 2023 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë, informon se të gjitha institucionet publike shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në prag të festës së ndërrimit të viteve, janë të gatshme me ekipe të shërbimit kujdestar për të siguruar kujdesin e nevojshëm shëndetësor për pacientët.

"Me qëllim për të shmangur pasojat e padëshiruara si helmimet nga alkooli dhe aksidentet në trafik, apelojmë qytetarët që të festojnë në mënyrë të qetë dhe dinjitoze duke konsumuar pije alkoolike në sasi të moderuar dhe të kenë kujdes nga marrja e tepërt e ushqimit. Parandalimi i dehjes nga alkooli në natën e ndrrimit të viteve, është i rëndësishëm për shëndetin e individit dhe shëndetin e njerëzve të dashur", theksojnë nga Ministria .

Njëherit apelojnë që të mos përdoren mjete të ndryshme piroteknike që mund të shkaktojnë lëndime të rënda trupore. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR