• e enjte, 26 dhjetor 2024

Institucionet shëndetësore do të punojnë me orar të rregullt gjatë Këshillit ministror të OSBE-së

Institucionet shëndetësore do të punojnë me orar të rregullt gjatë Këshillit ministror të OSBE-së

Shkup, 29 nëntor 2023 (MIA) - Institucionet shëndetësore në Shkup sot dhe nesër do të punojnë si zakonisht, edhe pse dita e nesërme është shpallur për ditë jopune për administratën shtetërore dhe publike për shkak të mbajtjes së Këshillit ministror të OSBE-së.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nuk do të ketë kurrfarë pengesash në funksionimin e mbrojtjes shëndetësore për pacientët këto dy ditë. Për shkak të mbajtjes së Këshillit ministror të OSBE-së, institucionet mjekësore janë të obliguara të sigurojnë ekipe kujdestare të mjekëve dhe personel tjetër mjekësor me hapësira të nevojshme dhe pajisje për dhënien e ndihmës mjekësore nëse ka nevojë.

"Nevojat për sigurimin e Samitit tashmë janë locuar. Janë locuar ekipe, automjete, gjithçka është mbular dhe është në rregull. Edhe ekipe nga qytete tjera janë në 'stend baj', nëse ka nevojë", thonë nga Ministria e Shëndetësisë në deklaratë për MIA-n.

Nga Klinika për traumatologji, sëmundje ortopedike, anestezion, reanimacion, mjekim intensiv dhe qendra urgjente (TOARILUC) thonë se do të punëjnë me orar të zakonshëm.

"Klinika do të punojë normalisht të mërkurën dhe të enjten, pavarësisht që në Shkup mbahet takjmi i ministrave të OSBE-së. Të gjithë të punësuarit do të jenë në vendet e tyre të punës", deklaroi drejtori i TOARILUC, Aleksandar Trajanovski për MIA-n. bsh/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR