• e martë, 24 dhjetor 2024

Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë në kontroll të pikave të duhanit në rajonin e Prilepit

Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë në kontroll të pikave të duhanit në rajonin e Prilepit

Shkup, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Blerja e duhanit vijon në kushte dhe intenistet normal. Duhani i klasit të parë blihet me çmim prej 375 denarëve, ndërsa tek një kompani blerëse është arritur çmim prej 400 denarëve për kilogramë, është konstatuar në kontrollin e sotëm të kryer nga drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, Vase Anakiev, së bashku me inspektorët e ISHB, në pikat e shitjes së duhanit në rajonin e Prilepit.

Drejtori Anakeiv ka vizituar disa pika nga gjithsej 287 të raportuara në territorin e shtetit. Gjatë kontrolleve të kryera është vërtetuar se janë paraqitur 305 vaga.

"Njëkohësisht, Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë bëri me dije se nga fillimi i blerjes janë blerë gjithsej 6.360.485.24 kg duhan të klasit të parë, 13.485.59 kg duhan të klasit të dytë dhe 556.81 kg duhan të klasit të tretë. Numri i përgjithshëm është 6.374.550,44 kg, ndërsa çmimi mesatar i blerjes është 376,00 denarë. Nga këto sasi, gjithsej 57% e sasive të blera u janë paguar shitësve të duhanit", thuhet në njoftimin nga ISHB.

Nga ISHB njoftuan se inspektorët do të vijojnë të qëndrojnë në terren ku do të monitorojnë dhe kontrollojnë me vigjilencë shpërblimin. mb/

Foto: ISHB

QËNDRONI TË LIDHUR