• e mërkurë, 17 korrik 2024

Inspektorati i mjedisit jetësor ka konstatuar gjurmë të naftës gjatë një kontrolli të jashtëzakonshëm në një kompani në Vevçan

Inspektorati i mjedisit jetësor ka konstatuar gjurmë të naftës gjatë një kontrolli të jashtëzakonshëm në një kompani në Vevçan

Vevçan, 31 mars 2023 (MIA) - Gjurmë të naftës në afërsi të vendit të quajtur Vedrani në Vevçan janë vërejtur gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm të Inspektoratit të Mjedisit jetësor në fabrikën e kanabisit mjekësor "Flauer Pauer".

Mbikëqyrja, siç informohet nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, është kryer në prani të punëtorëve nga komuna e Vevçanit, ndërsa pas një ankese të pranuar paraprakisht për fatkeqësi ekologjike për mbetjet e naftës së derdhur, në lokacion ku në mënyrë ilegale janë hedhur mbeturina të ndryshme të ngurta. Mbetjet e naftës u derdhën ilegalisht nga "Flauer pauer", fabrike për kanabis mjekësor, gjatë largimit të një cisterne të vjetër nafte.

 

Inspektim është kryer edhe në objektin e prodhimit të kanabisit mjekësor, i cili është në ndërtim e sipër, ku sipas informacioneve është konstatuar se ende nuk ka nisur puna për kultivimin e kanabisit mjekësor. Në pjesën e jashtme, megjithatë, siç u tha, kishte një gropë betoni në të cilën kishte një rezervuar të vjetër për ruajtjen e karburantit, i cili u hoq për hekurishte në mbeturina. Dyshemeja ishte e tamponuar dhe në një pjesë të sipërfaqes së murit kishte mbetje të derivatit të naftës.

Subjekti juridik është ngarkuar që të largojë menjëherë derivatin e mbeturinave të vajit të përzier me dhe, që është mbetje e rrezikshme, me një operator të autorizuar, i cili ka leje për largim dhe transport nga MMJPH.

Brenda shtatë ditëve, ai duhet të sigurojë dëshmi se rezervuari i karburantit është larguar në vendin e duhur, pas së cilës duhet të njoftojë Inspektoratin.

Për shkeljen e konstatuar ligjore, sipas informacioneve, do të vijojë sanksioni përkatës në përputhje me rregulloret ligjore. ls/

Foto: Faqja në Fesjbuk e Inspektoratit shterëror për mjedisin jetësor.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR