• e shtunë, 23 nëntor 2024

Inspektorët financiarë po kontrollojnë thirrjen për dekorimin të Qytetit të Shkupit për Vitin e Ri

Inspektorët financiarë po kontrollojnë thirrjen për dekorimin të Qytetit të Shkupit për Vitin e Ri

Shkup, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Inspektorët e Drejtorisë së Policisë Financiare kanë hyrë sot në Qytetin e Shkupit për të kontrolluar se si është realizuar dekorimi i qytetit për Vitit të Ri, konfirmojnë për MIA-n nga Drejtoria e Policisë Financiare.

Nga Drejtoria e Policisë Financiare nuk japin më shumë detaje, duke theksuar se parahetimi është i fshehtë dhe sapo të përfundojë kontrolli, do të dalin me masa ligjore adekuate.

"Duke pasur parasysh se të gjitha veprimet e ndërmarra në procedurë para hetimore, konform nenit 289 të Ligjit për Procedurën Penale, konsiderohen sekrete, për kallëzimet e marra dhe dijeninë për veprime të mundshme të inkriminuara nga persona përgjegjës, Drejtoria e Policisë Financiare do të dorëzojë parashtresën përkatëse me shkrim te prokurori publik kompetent", thonë nga Drejtoria e Policisë Financiare.

Në ndërkohë, kryetarja e qytetit Danella Arsovska ka postuar një fotografi në profilin e saj në Fejsbuk, ku shihet duke luajtur shah me babagjyshin në, siç ka shkruar, "në pritje të rezultateve të hetimit për bredhin".

Pas komenteve në opinion për dekorimin e Shkupit për Vitin e Ri dhe reagimeve se nuk është shpallur tender, Qyteti i Shkupit ka dalë me informacione se dekorimi i sheshit të qytetit, rrugëve kryesore dhe bazarit të Vitit të Ri është financuar përmes një thirrje publike, e cila është publikuar në përputhje me aktet dhe rregulloret si të gjitha thirrjet e tjera publike.

"Kjo është thënë disa herë deri më tani, është shpjeguar në detaje dhe është paraqitur në mënyrë transparente për publikun. Prandaj, çdo "lajm" tjetër është tentativë për manipulim, sensacionalizëm dhe spekulim", informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, informoi se dekorimi i kryeqytetit do të kushtojë 30 mijë euro, shumë më pak në krahasim me vitet tjera.

Më herët, Prokuroria Themelore Publike ka theksuar se nëse nuk formon lëndë Drejtoria e Policisë Financiare, e cila është përgjegjëse për monitorimin se si shpenzohen paratë e publikut, atëherë do ta bëjnë këtë.

Ky konstatim vjen pas reagimeve të shumta në opinion për dekorimin e kryeqytet për Vitin e Ri pasi nuk është shpallur tender. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR