• e enjte, 26 dhjetor 2024

Iniciohet procedurë për marrjen e licencës për organizimin e lojërave të fatit ndaj dy shoqatave

Iniciohet procedurë për marrjen e licencës  për organizimin e lojërave të fatit ndaj dy shoqatave

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA)  - Ministria e Financave ka iniciuar procedurën me Qeverinë për marrjen e licencës ndaj dy shoqatave për organizimin e lojërave të fatit për shkak të mosplotësimit të kushteve të licencës së lëshuar për organizimin e lojërave të fatit. Siç informon ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska, tek të dy shoqatat është konstatuar se nuk kanë paguar tarifat e përcaktuara me Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese dhe Ligjin për tatimin me të ardhura personale.

"Ministria e Financave ka iniciuar procedurën pasi nga DAP, si autoritet mbikëqyrës për organizimin e lojërave të fatit, ka marrë evidencën e kontrollit të jashtëm të kryer mbi punën e këtyre shoqatave", tha Dimitrieska Koçoska në konferencën e sotme për mediat.

Ajo theksoi se kërkesa fillestare e Ministrisë së Financave për marrjen e procesverbalit në DAP është dorëzuar që në korrik të vitit 2023 pas çka janë bërë disa urgjenca, ndërsa përfundimisht është vepruar nga ana e Drejtorisë vetëm në qershor të viti 2024, pas mbërritjes të udhëheqësit të ri.

"Sipas dokumentacionit të dorëzuar nga DAP për kontrollin e jashtëm të kryer është konstatuar se njëra nga shoqatat për të cilën është nisur procedura për marrjen e licencës nuk ka paguar tarifat në vazhdimësi që nga korriku i vitit 2022", potencoi Dimitrieska Koçoska.

Siç precizon, Ministria e Financave ka dorëzuar shkresë në policinë financiare dhe Sektorin për krim të organizuar pranë MPB-së për të ndërmarrë aktivitete për konstatimin e gjendjes faktike për të përcaktuar nëse dhe në çfarë mase ka dëme në buxhet.

"Ministria e Financave ua ka prezantuar gjithashtu autoriteteve kompetente kërkesën për shqyrtimin e ligjshmërisë në zhvillimin e lojërave të fatit onlajn në pjesën e plotësimit të kushteve dhe posedimit të licencës sipas ligjit nga shoqëritë të cilët organizojnë lojëra fati në internet. Në vazhdim janë duke u zhvilluar aktivitete për konstatimin e parregullsive të mundshme sipas licencave të lëshuara dhe mes organizatorëve të tjerë të lojërave të fatit dhe nëse konstatohen të tilla, menjëherë do të nisin procedurat përkatëse", tha Dimitrieska Koçoska.

Në pyetjen e gazetarëve ajo tha se nuk mund të bëhet një vlerësim i saktë i dëmit të Buxhetit, por shtoi se bëhet fjalë për një shumë të madhe. Në mënyrë shtesë duhet të përcaktohet nëse dy shoqatat kanë lidhje me ish funksionarët. Njëri, ashtu siç tha, nuk është nga Shkupi.

"Njëra nga shoqatat është themeluar në vitin 2022 dhe nga viti 2022 deri më sot nuk është paguar asnjë denar drejt buxhetit dhe e gjithë kjo është regjistruar në procesverbalin e DAP-it. A ka dëme të caktuara në buxhet - ka, sepse para së gjithash ka detyrime që sipas ligjit është dashur t'i paguajë", potencon Dimitrieska Koçoska. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR