• e enjte, 26 dhjetor 2024

Inflacioni në janar është ulur në krahasim me dhjetorin

Inflacioni në janar është ulur në krahasim me dhjetorin

Shkup, 14 shkurt 2024 (MIA) - Inflacioni i matur përmes indeksit të kostos së jetesës në janar të vitit 2024, krahasuar me dhjetorin 2023, është  ulur për 0,3 për qind, kumtoi sot Enti shtetëror i statistikës.

Zvogëlimi i inflacionit në janar 2024, krahasuar me dhjetorin e 2023, është rezultat i uljes së kostos së jetesës në grupet në vijim: transport për 4,9 për qind, veshmbathje për 1,0 për qind, banesa, ujë, energji elektrike, gaz etj, karburantet për 0,8 për qind dhe rekreacioni dhe kultura për 0,7 për qind.

Në janar 2024, krahasuar me dhjetor 2023, rritje e kostos së jetesës është vërejtur në grupet në vijim: Pije alkoolike, duhan dhe narkotikë për 1,5 për qind, restorante dhe hotele për 1,3 për qind, mobilje, amvisëri dhe mirëmbajtje shtëpiake për 0,6 për qind.

Rënie prej 1,2 për qind është vërejtur edhe në çmimet e shitjes me pakicë krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar.

Indeksi i kostos së jetesës në janar 2024, krahasuar me janarin 2023, shënoi rritje prej 3,2 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 2,8 për qind. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR