• e premte, 27 dhjetor 2024

Industria digjitale në vend po rritet gati 30 për qind në vit, pagat në sektorin e TI-së pothuajse të njëjta me ato evropiane

Industria digjitale në vend po rritet gati 30 për qind në vit, pagat në sektorin e TI-së  pothuajse të njëjta me ato evropiane

 Shkup, 1 nëntor 2023 (MIA)  -  Integrimi i të gjitha proceseve digjitale në shtet dhe bashkimi i të gjithë faktorëve në shoqëri që kanë një rol të madh në proceset e digjitalizimit dhe transformimit digjital, është qëllimi i Konferencës së 18-të Vjetore të Odës Ekonomike për Teknologji Informatike dhe Komunikuese - MASIT që sot po mbahet në Shkup me temën "Building Bridges: Towards Our Common Digital Future" nën moton  "#DIGITALUNITED".

"Industria digjitale në shtetin tonë në këto vite po përparon shumë me një rritje prej gati 30 për qind në vit, ndërsa pagat pothuajse po arrijnë nivelin e shteteve evropiane. Mendoj se kompanitë e sektorit të TI-së janë nga më të bashkuarat në shtet dhe të gjithë kemi të njëjtin qëllim  që t'i përmirësojmë të gjitha proceset në shtet, si dhe të mos shpërngulen të rinjtë nga vendi", deklaroi, kryetarja e Kuvendit të MASIT-it, Anita Pesheva në pauzë gjatë konferencës. 

 Theksoi se kompanitë e Maqedonisë së Veriut deri më tani kanë punuar në revolucionin e katërt industrial dhe shtoi se nuk e di sa kanë qenë të suksesshme në këtë, veçanërisht në sektorin shtetëror, dhe tani, siç tha, na pret revolucioni i pestë industrial që bazohet në inteligjencën artificiale dhe robotikën, që shumë shpejt do të vijë.

"Ato procese dhe ai revolucion do të ndihmojë shumë në vendin tonë për rregullimin  e shumë segmenteve të jetës", tha Pesheva. 

E pyetur nëse kjo do t'i mbajë të rinjtë të mos largohen nga shteti, tha se tani ka një tendencë të re - inxhinierët e TI-së fillojnë të kthehen në shtëpi në vendin e tyre, e cila nuk është vetëm në vendin tonë, por në të gjithë Ballkanin. 

 Theksoi se ndërveprueshmëria e cila duhet të bëhet ndërmjet institucioneve të sistemit dhe shkëmbimit të të dhënave mes tyre është, siç tha, në nivel shumë të ulët.

"Shpresoj që me formimin e agjencisë së digjitalizimit disi do të centralizohen gjërat dhe se do të dihet për çdo institucion çfarë blen dhe sa janë kontabilë sistemet mes vete. Pikërisht ky duhet të jetë qëllimi i shtetit për t'i ndihmuar njerëzit, për t'ua lehtësuar punët dhe jo për të pritur me ditë nëpër sportele dhe për të humbur kohë për gjëra që mund të bëhen në mënyrë digjitale", potencon Pesheva.

 

Anëtarja e Këshillit Drejtues të bankës ProKredit, Emilia Spirovska theksoi se banka është për një kohë të gjatë është partnere e MASIT-it.

"Motivi dhe synimi ynë është afrimi i sektorit të TI deri në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në vend. Si bankë e cila e mbështet rritjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, konsiderojmë se digjitalizimi i mëtejshëm i kompanive tona vendase është jashtëzakonisht i rëndësishëm për rritjen e efikasitetit dhe konkurrencës së tyre. Pikërisht për këtë është e rëndësishme që sektori i TI-së t'i kuptojë më shumë kompanitë vendore, ndërsa ato  kanë interes më të madh për investim në digjitalizim", tha Spirovska. 

Në këtë mënyrë, shtoi, do të hapet një treg më i madh për sektorin vendor të TI-së dhe kompanitë vendore përmes procesit të digjitalizimit do ta rrisin efikasitetin dhe konkurrencën e tyre. 

Foto: MIA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR