• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Indrek Saar e prezantoi programin e vet para deputetëve nga Delegacioni i AP të KE-së

Indrek Saar e prezantoi programin e vet para deputetëve nga Delegacioni i AP të KE-së

Shkup, 12 shkurt 2024 (MIA) - Kandidati i Estonisë për sekretar të përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Indrek Saar sot e prezantoi Programin e vet para deputetëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës (AP e KE-së) Darko Kaevski dhe Aleksandar Nikollovski.

Siç informoi shërbimi i Kuvendit për shtyp, në prag të zgjedhjes së sekretarit të prëgjithshëm të Këshillit të Evropës në qershor të këtij viti, Saar me kërkesë të tij, i prezantoi prioritetet nga fushata e tij. Ajo, siç ceket, është bazuar në Dekalratën e Rejkjavikut dhe është e folusuar në katër sfera kyçe: Përgjegjësi dhe ndihmë për Ukrainën; Konventa evropiane për të drejta të njeriut dhe ekzekutimi i aktvendimeve të Gjykatës; E ardhmja  e Këshillit të Evropës - inteligjenca artificiale dhe mbrojtja e mjedisit jetësor dhe Zhvillimi i Organizatës.

Sipas Saar, nuk duhen kursyer përpjekjet për përforcimin e mëtutjeshëm të Organizatës me qëllim që të ngritet relevanca dhe dukshmëria e saj. Gjithashtu, siç tha, duhet të promovohet uniteti evropian dhe të stimulohet dialogu me partnerët ekzistues dhe potencial nacional dhe ndërkombëtarë.

Deputeti Kaevski, shef i Delegacionit të AP të KE-së, duke e falënderuar Saar-in për fushatën e drejtpërdrejtë, tha se për vendin është shumë me rëndësi anëtarësimi në Organizatë, Kaevski i ceki edhe zgjedhjet për kryetar dhe për deputetë që paraprijnë në vend, duke përmendur se janë të mundshme ndryshime në përbërjen e Delegacionit të AP-së para zgjedhjes së sekretarit të ri të përgjithshëm të KE-së.

Deputeti Nikollovski, anëtar i Delegacionit të AP të KE-së, gjithashtu e falënderoi kandidatin estonez për rpezantimin e prioriteteve të tij si kandidat për sekretar të përgjithshëm të KE-së, duke e cekur me atë rast nevojën për mekanizma shtesë për implementimin e aktvendimeve të Gjykatës për të drejta të njeriut në Strasburg, posaçërisht në pikëpamje të pakicave.

Sekretar të përgjithshëm të KE-së zgjedhet zgjedhin deputetët e AP të KE-së, nga rrethi i ngushtë i tre kandidatëve të propozuar nga Komiteti i ministrave, për mandat prej pesë viteve. Tre kandidatë për këtë pozitë kësaj radhe janë komisari për drejtësi i BE-së, Didie Rejnders, ish-presidenti zviceran, Alen Berset dhe ish-ministri estonez i Kulturës, Indrek Saar.

Deputetët e AP të KE-së do ta zgjedhin sekretarin e 15-të të përgjithshëm të organizatës gjatë sesionit të qershorit, me votim të fshehtë, ndërsa mandati do të fillojë më 18 shtator 2024. Sekretare aktuale e përgjithshme është Maria Pejçinoviq Buriq nga Kroacia.

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka tre vota në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës. ab/

Foto: Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR