Indonezia e gatshme ta njohë Izraelin në këmbim për shtet palestinez
- Indonezia është e gatshme që zyrtarisht të njohë shtetin e Izraelit dhe të vendosë marrëdhënie diplomatike, nëse realizohet një zgjidhje me dy shtete, që garanton themelimin e shtetit palestinez, plotësisht të pavarur, deklaroi sot presidenti, Prabovo Subianto.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:27, 28 maj, 2025
Xhakarta, 28 maj 2025 (MIA) - Indonezia është e gatshme që zyrtarisht të njohë shtetin e Izraelit dhe të vendosë marrëdhënie diplomatike, nëse realizohet një zgjidhje me dy shtete, që garanton themelimin e shtetit palestinez, plotësisht të pavarur, deklaroi sot presidenti, Prabovo Subianto.
"E përcjella qëndrimin e Indonezisë: ne vlerësojmë se zgjidhja me dy shtete është e vetmja rrugë drejtë paqes", deklaroi Prabovo para gazetarëve në konferencë të përbashkët për mediat, me presidentin francez, Emanuel Makron pas takimit në Xhakarta.
"Pavarësia për popullin palestinez është e vetmja mënyrë për të arritur paqen e vërtetë. Por, përveç kësaj, e bëra të qartë se duhet ta njohim dhe ta garantojmë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar si një shtet sovran", tha presidenti indonezian.
Indonezia, vendi me popullsinë më të madhe myslimane në botë, prej kohësh është përkrahëse e fuqishme e shtetësisë palestineze dhe nuk mban marrëdhënie diplomatike zyrtare me Izraelin, theksoi DPA-ja. qa/bsh/
Foto: EPA