• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Individë dhe grupe nuk duan marrëdhënie të mira maqedonaso-bullgare dhe anëtarësim të rajonit në BE, thotë Kovaçevski për MIA-n

Individë dhe grupe nuk duan marrëdhënie të mira maqedonaso-bullgare dhe anëtarësim të rajonit në BE, thotë Kovaçevski për MIA-n

Munih, 19 shkurt 2023 (MIA) - Edhe në Bullgari edhe tek ne ka individë dhe grupe, madje edhe parti politike, të cilat fatkeqësisht financohen dhe inkurajohen nga palët e treta, gjegjësisht nga shtete, të cilat nuk duan ta shohin rajonin të integruar në BE, që tashmë e kanë të qartë të gjithë, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski në  intervistën për MIA-n, dhënë në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih.

“Institucioneve zyrtare edhe të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut u mbetet  të vazhdojnë me komunikimin, i cili duhet të bazohet në komunikimin institucional, në ruajtjen e dinjitetit të institucioneve dhe qytetarëve të të dyja shteteve dhe nëse vazhdojmë në atë drejtim,  do të kemi marrëdhënie me Bullgarinë fqinje, ashtu siç  kemi edhe me Serbinë, Greqinë dhe Shqipërinë fqinje", thekson Kovaçevski.

Ai përkujton se marrëdhëniet tona me Bullgarinë kanë edhe dimension ekonomik dhe bashkëpunim në lidhje me projekte strategjike.

 

Проблемот со хакерскиот напад на Фондот за здравствено осигурување ќе се реши. На него деноноќно работат домашни и експерти од земјите - членки на НАТО, нагласува премиерот Димитар Ковачевски

I pyetur  pse  në Munih nuk është takuar me presidentin bullgar Rumen Radev, kryeministri Koveçevski thekson se një takim i tillë nuk ishte planifikuar në agjendën e tij.

Kovaçevski thekson se në kushte kur Bullgaria është në fushatë për zgjedhje të parakohshme parlamentare në prill, nuk dëshiron t'i komentojë qëndrimet e atyre politikanëve bullgarë, të cilët  për çdo votë janë të gatshëm të bëjnë çdo deklaratë. 

 

"Mund të them se kur Bullgaria kishte një Qeveri politike, ndërsa ajo ishte Qeveria e kryeministrit Petkov, marrëdhëniet me Bullgarinë ishin avancuar në një nivel jashtëzakonisht të lartë, ku bisedohej në tema që kishin të bënin me të ardhmen. Kemi grupe pune të cilat bisedonin për infrastrukturën, integrimin evropian, për arsimin dhe kulturën etj. dhe si rezultat i atyre bisedimeve dhe atmosferës e cila  u krijua,  patëm sukses të arrijmë marrëveshje me të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së dhe t'i fillojmë negociatat", thotë Kovaçevski.

Ai potencon se ajo që është e rëndësishme është që pas 17 vitesh pritje, Maqedonia e Veriut i filloi  negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se ne nuk po negociojmë me Bullgarinë, por me BE-në. 

"Ato negociata filluan, si të gjitha negociatat e tjera, si edhe të gjitha shtetet e tjera, me fazën e skriningut. Ne tashmë kemi filluar  me skriningun dypalësh ku kapitull pas kapitulli,   sektor pas sektori, resor pas resori po shqyrtohet legjislacioni ynë. Vetë procesi i skriningut po shkon në drejtim të përfundimit sipas planit, diku para fundit të këtij viti. Sinjale pozitive vijnë nga Brukseli, nga ekipet tona negociuese se procesi do të përfundojë në mënyrën më të mirë, ndërsa kjo do të thotë se në fund do të marrim  raport që do të tregojë saktësisht se cilat fusha duhet t'i përmirësojmë, cilat ligje duhet të bëhen, cilat reforma duhet të zbatohen në shtet", shton Kovaçevski në intervistën për MIA-n. ar/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR