• e enjte, 26 dhjetor 2024

Indi: Pritet që sot të lirohen punëtorët e bllokuar në tunel

Indi: Pritet që sot të lirohen punëtorët e bllokuar në tunel

Nju Delhi, 23 nëntor 2023 (MIA) - Ekipet e shpëtimit në Indi kanë vazhduar t'i pastrojnë rrënojat e tunelit nën të cilin ishin bllokuar 41 punëtorë, ndërsa pritet që ata të lirohen sot, duke pasur parasysh se vetëm disa metra të tjera duhet të pastrohen për t'i arritur ato, njoftojnë autoritetet. 

Punëtorët janë bllokuar tashmë 11 ditë në shtetin indian të Utarahandës kur një tunel në ndërtim u shemb. Më pas u hap një vrimë përmes së cilës u dërguan ushqim, ujë dhe ilaçe.

Autoritetet deri më tani nuk kanë dhënë informata për atë se çka e shkaktoi shembjen e tunelit, por bëhet fjalë për një zonë që i nënshtrohet rrëshqitjeve të dheut, tërmeteve dhe përmbytjeve. Operacioni i shpëtimit është ngadalësuar nga terreni malor. qa/

Foto: Arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR