• e enjte, 26 dhjetor 2024

Incident verbal pas hapjes së klubit maqedonas në Bllagoevgrad

Incident verbal pas hapjes së klubit maqedonas në Bllagoevgrad
Bllagoevgrad, 30 tetor 2022 (MIA) - Një incident verbal ka ndodhur sot në Bllagoevgrad në mes të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe një qytetari që mbante me vete një altoparlant nga i cili kumbonin këngë patriotike. Ngjarja ka ndodhur pas hapjes së klubit kur mysafirët dhe nikoqirët kanë shkuar te monumenti i babait të Goce Dellçevit. Duke e quajtur Mickoskin tradhtar, qytetari i ka kërkuar të flasë bullgarisht, më pas qytetarët e mbledhur kanë filluar të bërtasin "Maqedoni, Maqedoni". Hapja e sotme e klubit po zhvillohet me siguri të shtuar policore dhe interesim të madh mediatik. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR