• e enjte, 26 dhjetor 2024

Incident mes të burgosurve në burgun e Shtipit

Incident mes të burgosurve në burgun e Shtipit

Shtip, 15 prill 2024 (MIA) - Incident mes dy grupeve të të dënuarve ka ndodhur mbrëmë në burgun e Shtipit. Ka intervenuar policia e burgut, por edhe nëpunës tw policisë. Drejtori i burgut të Shtipit, Miki Todorov në një deklaratë të shkurtër për MIA-n tha se detaje për rastin do të ketë gjatë ditës. Ministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev gjatë vizitës së sotme në DPB Sveti Nikollë konfirmoi se "ka pasur incident në burgun e Shtipit". 

"Deri te MPB-ja është raportuar rast nga burgu i Shtipit, kur të përfundojmë me të gjitha aktivitetet tona do të dalim me kumtesë. Për momentin nuk mund të japë detaje, pasi ende po punojmë, ndërsa e dini se jemi nga më transparentët, kur mbarojmë - informojmë për atë që kemi bërë", tha Bojmacaliev gjatë vizitës së sotme në DPB Sveti Nikollë. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR