• e diel, 30 qershor 2024

Inaugurohet rruga e rehabilituar Kriva Pallankë - VK Deve Bair, pjesë e Korridorit 8

Inaugurohet rruga e rehabilituar Kriva Pallankë - VK Deve Bair, pjesë e Korridorit 8

Kriva Pallankë, 23 janar 2023 (MIA) - Rruga shtetërore e rehabilituar Kriva Pallankë - Vendkalimi kufitare Deve Bair sot u inaugurua. Bëhet fjalë për 13 kilometra, të ndërtuar me një korsi të tretë në këtë aks të rëndësishëm të Korridorit 8. 

Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski porositi se zgjerimi dhe rehabilitimi në këtë rrugë kyçe, pjesë e Korridorit 8 panEvropian, i'u vendos fund vështirësive të qytetarëve që e përdornin dhe mundëson udhëtim më të shpejtë dhe më të sigurt në pikën kufitare Deve Bair.

"Realizimi i akseve rrugore, pjesë e Korridorit 8 dhe Korridorit 10-d, për neve janë të një rëndësie të veçantë sepse investimet në këto dy korridore janë aksion politik dhe ekonomik në të ardhmen tonë evropiane. Pikërisht për këtë rrugë të rëndësishme biseduam që në ditën e parë si kryetarë i Qeverisë me ministrin Boçvarski, me kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov dhe me ministrin e tyre të atëhershëm të Transportit dhe Lidhjeve. Edhe atëherë treguam se këtë aks rrugorë plotësisht do ta rehabilitojmë, plotësisht do ta rindërtojmë dhe do të hapim një korsi të tretë që nuk ekzistonte në atë kohë. Do të kryejmë rehabilitimin e rrugës drejtë Strumicës dhe se do të fillojmë punën në autostradën e shpejtë Rankovce - Kriva Pallankë, se po të shkojnë mediat tani, do të shohin që po bëhet me ritme të përshpejtuara", tha Kovaçevski. 

Ne, theksoi ai, premtimet tona po i realizojmë.

"Tani dua t'i tregoj ambasadorit Gir dhe mediave t'i përcjellin kryeministrit aktual të Bullgarisë dhe ish-kryeministrit të Bullgarisë Kiril Petkov, dhe kryetarit aktual të partisë “Ndryshimet Vazhdojnë” se ata nuk mbaruan punë. Nuk e mbaruan as pjesën në rrugën drejt Qustendill, nuk e kanë përfunduar as pjesën e rrugës nga ana e Bullgarisë për në VK Klepalo", tha kryeministri Kovaçevski.

Vlera e investimit është 12.2 milionë euro, prej të cilave 2.4 milionë euro janë grant nga BE-ja, ndërsa pjesa tjetër janë fonde – kredi nga BERZH.

Në ngjarje, përveç kryeministrit, morën pjesë edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikolovski dhe drejtori i Administratës Publike të Rrugëve Shtetërore, Ejup Rrustemi.

Boçvarski tha se Republika e Maqedonisë së Veriut ka vendosmëri strategjike për të ndërtuar dhe modernizuar Korridorin 8, si pjesë e korridoreve evropiane që lidhin aksin Perëndim-Lindje, të përshpejtojë dhe lehtësojë transportin drejt vendeve të Bashkimit Evropian si dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus të veçantë në përfundimin dhe modernizimin e këtij Korridori, si një projekt me interes kombëtar.

"Qëllimi ynë kryesor është krijimi i një infrastrukture moderne dhe të sigurt, e cila do të mundësojë zhvillimin e balancuar të të gjitha rajoneve në vend dhe do të na lidhë siç duhet me fqinjët tanë si pjesë e politikave tona rajonale për integrim më të lehtë dhe lidhje transporti. Dhe për këtë arsye ne po investojmë mbi dy miliardë euro vetëm në infrastrukturën rrugore. Nga ana tjetër këto investime i realizojmë për të krijuar kushte për rritje ekonomike, lehtësimin e transportit të mallrave dhe udhëtarëve dhe hapjen e mundësive të reja për kompanitë vendore", tha Boçvarski.

Korridori 8 ka një rëndësi të veçantë ekonomike dhe sociale dhe së bashku me NP të rrugëve shtetërore, thotë ai, po bëjmë gjithçka që ndërtimi i tij të përfundojë sa më shpejt.

Euroambasadori Gir tha se Bashkimi Evropian kujdeset për prosperitetin e qytetarëve përmes mbështetjes dhe zhvillimit në rrugët e transportit për infrastrukturë më të mirë.

"Pikërisht kjo është arsyeja pse rindërtimi i kësaj rruge të rëndësishme mbështetet nga BE-ja, për lidhjen më të mirë të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por edhe për lidhje më të mirë dhe afrimin e vendit tuaj me Bashkimin Evropian. Kjo rrugë është më e shpeshta për transportin e mallrave dhe është lidhja kryesore e transportit ndërmjet ekonomive të dy vendeve. Rehabilitimi do të thotë zhvillim më i mirë ekonomik i komunave në të dyja anët e kufirit dhe do të sjellë përfitime në disa mënyra, ndërsa BE-ja mbështet pjesën tjetër të Korridorit 8. Tenderi për hekurudhën është shpallur së fundmi, ndaj si një bashkim i kënaqësisë së veçantë si pjesë e ekipit të Evropës në bashkëpunim me BERZH-in përmes granteve dhe kredive të ndryshme po ndihmojmë mbarëvajtjen e ndërtimit të korridorit", tha Gir. 

Rikonstruksioni është bërë në kuadër të projektit “Udhëtim më i sigurt dhe lidhje më e mirë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut” i mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Programi për Investime, ndërsa punimet e ndërtimit dhe mbikëqyrja janë bërë nga “Granit” dhe “Erokonstalting”. 

Drejtori i APRRSH-së Ejup Rrustemi theksoi se punimet ndërtimore u zhvilluan në tre nënndarje, me një korsi të tretë dhe me ndërtimin e katër urave të reja, ndërsa rruga u zgjerua në 10.5 metra.

"Në këtë pjesë të vendit kemi pasur projekte serioze të cilat kanë qenë për qëllim modernizimin e infrastrukturës rrugore të Korridorit 8. Kumanovë - Stracin 13 milionë euro, Uzem-Toranicë 1,75 milionë euro, si dhe është bërë rehabilitimi i Kriva Pallankës - Lukë në gjatësi prej 4.7 km.

Ministri Nikollovski tha se ky rajon i lënë pas dore me vite, më në fund ka një lidhje moderne rrugore, nga Shkupi në VK Deve Bair.

"Jemi dëshmitarë se sa është investuar në këtë trase, sa përpjekje është bërë, është investuar në pjesën Rankovce-Kriva Pallankë, ndërsa një nga projektet e fundit për vitin 2024 është rindërtimi i unazës prej katër kilometrash rreth Kriva Pallankës dhe do të kemi një infrastrukturë tërësisht të rinovuar deri në VK Deve Bair. Në vitin 2024 në programin e Ministrisë së Bujqësisë një projekt mbi 80 milionë euro është futur, si gjeneratë do ta bëjmë atë koncept, një projekt i madh qeveritar i ministrisë, një digë në lumin Kiseliçka, që do të diskutohet në periudhën e ardhshme. Edhe projekti për një qendër turistike dimërore në Carev Vrv, me vlerë mbi 200 milionë euro, është diçka që ka filluar, me një studim fizibiliteti, kështu që qendra e skive do të ndërtohet ndoshta në 10-15 vitet e ardhshme, por sigurisht që do mbetet si diçka që ka filluar me këtë Qeveri. Dhe rrugës do ta lidhim Kriva Pallankën dhe Makedonska Kamenican, do të shpall për Kriva Pallankën dhe mamografinë për shtëpinë e shëndetit në vitin 2024, rentgen të digjitalizuar dhe pajisje të reja për kushte më të mira për qytetarët, si dhe investim të ri nga industria ushqimore për Kriva Pallankën", tha Nikollovski. qa/ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR