Implementimi i rekomandimeve të GRECO-s në Ligjin për prokurorinë publike
- Ministria e drejtësisë sot kumtoi se grupi punues i detektoi dobësitë e Ligjit aktual të prokurorinë publike. Pjesa më e madhe e tyre i referohen procedurës disiplinore, shkarkimit të prokurorëve publikë, krijimit të rrjetit të prokurorisë publike, kompetencave, por edhe kuptimit të parimeve të hierarkisë dhe subordinimit.
Shkup, 13 qershor 2024 (MIA) - Ministria e drejtësisë sot kumtoi se grupi punues i detektoi dobësitë e Ligjit aktual të prokurorinë publike. Pjesa më e madhe e tyre i referohen procedurës disiplinore, shkarkimit të prokurorëve publikë, krijimit të rrjetit të prokurorisë publike, kompetencave, por edhe kuptimit të parimeve të hierarkisë dhe subordinimit.
"Në draftin e tekstit të dispozitave qme të cilat rregullohet përgjegjësia disiplinore e prokurorëve publikë, është bërë përpjekje për të tejkaluar të gjitha anomalitë e detektuara, përmes shfrytëzimit të përvojave dhe praktikave krahasuese të disa vendeve evropiane që janë dëshmuar si zgjidhje të mira, si dhe nëpërmjet implementimit të rekomandimeve dhe standardeve ndërkombëtare (të BE-së, GRECO-s, Këshillit të Evropës, etj.)", theksohet në kumtesën.
Me ndryshimet propozohet krahas ndarjes aktuale në shkelje të lehta dhe të rënda disiplinore, futja e edhe një kategorie tjetër, sipas peshës së kategorisë së mesme të shkeljeve, plotësimi i listës së bazës së përgjegjësisë disiplinore të prokurorëve publikë dhe vendosja në nivele e tyre sipas peshës së shkeljes, përmirësimi formal i procedurës disiplinore dhe vendosja e afateve për të gjitha fazat e saj, forcimi i rolit të Këshillit të Prokurorëve Publikë të RMV-së, duke parashikuar mundësinë për iniciativë të përcaktimit të përgjegjësisë së prokurorëve publikë për shkeljet e kryera disiplinore, rritja e repertorit të masave disiplinore, të cilat mund të shqiptohen për çdo kategori shkeljesh disiplinore, dhe vendosja e evidencës së masave disiplinore të shqiptuara dhe afateve për fshirjen e tyre.
Sa i përket masave disiplinore, shtojnë nga Ministra e Drejtësisë, është e hapur pyetja nëse shkarkimi i prokurorëve publikë duhet të mbetet pjesë e listës së masave disiplinore apo të ndahet tërësisht si kategori më vete, institut më vete. E drejta krahasuese i njeh të dyja opsionet.
Krahas dispozitave për përgjegjësi disiplinore, gjatë punës së Grupit të Punës u hapën çështje dhe u shqyrtuan propozime që kanë të bëjnë me kompetencën, statusin dhe organizimin e prokurorive.
Në periudhën që vijon, pritet që Grupi punues të vazhdojë me punën e tij dhe me diskutimet me intensitet të shtuar, ku theksi do të vihet në këto dhe çështje të tjera dhe në një periudhë të përshtatshme do të përgatisë dhe dorëzojë draft - dispozitat dhe për pjesë të tjera/ dispozita të Ligjit.
Që nga formimi i Grupit punues, deri më tani janë mbajtur nëntë takime pune. Përveç anëtarëve të grupit punues, rregullisht janë ftuar dhe informuar edhe përfaqësues të ambasadave në vend, të projekteve dhe organizatave të tjera relevante, prej të cilave me pjesëmarrje dhe mbështetje të rregullt në punën e deri tanishme mund të theksohen Projekti “Rule of Law. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s
Фото: МИА архива