• e premte, 10 prill 2026

IMM do t'i ndajë çmimet në gazetari "Nikolla Mlladenov 2025"

IMM do t'i ndajë çmimet në gazetari

Shkup, 24 mars 2026 (MIA) - Instituti i Maqedonisë për mediume (IMM) sot do t'i ndajë çmimet në gazetari "Nikolla Mlladenov 2025".

Në ngjarje do të ndahet çmimi i parë, i dytë dhe i tretë për storjen më të mirë hulumtuese. Në konkursin e këtij viti të publikuar më 27 janar dhe i cili zgjati deri më 17 shkurt, arritën 42 storje, të përpunuara në 122 tekste/video shënime.

Siç informojnë nga IMM, me rastin e 25-vjetorit të ndarjes së çmimeve, në fillim do të mbahet panel me gazetarë-hulumtues të cilët do të flasin për përvojat dhe sfidat me të cilat përballen.

Çmimet për storjen më të mirë hulumtuese, IMM i ndan tradicionalisht prej vitit 2001, ndërsa prej vitit 2013 çmimi e mban emrin e gazetarit të njohur Nikolla Mlladenov. ab/

Foto: IMM

QËNDRONI TË LIDHUR