• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ilire Dauti: Ligjet që shkelin Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit nuk kanë vend në komisionin që udhëheq unë

Ilire Dauti: Ligjet që shkelin Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit nuk kanë vend në komisionin që udhëheq unë

Shkup, 7 nëntor 2024

Edhe sot në mbledhjen e Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini, kolegët nga VMRO dhe LSDM, tentuan të fusin në rend dite ligjin për "branitella", të cilin ashtu si edhe në të kaluarën, edhe sot e refuzova duke u mbështetur në Rregulloren për punën e Kuvendit, por edhe në parimin e barazisë së qytetarëve.

Kolegëve deputetë ua potencova përcaktimin tim prej të cilit nuk do të lëviz asnjëherë, se nuk mund të lejojë që të sillet një ligj që favorizon vetëm një pjesë të qytetarëve dhe përjashton një pjesë tjetër.

Shpreha gatishmërinë time që për pjesëmarrësit e konfliktit të armatosur të vitit 2001 mund të organizojmë një debat publik ku do të gjejmë zgjidhje edhe për pjesëtarët e policisë dhe ushtrisë, por edhe për pjesëtarët e UÇK-së. Ky shtet ka një buxhet të vetëm që e mbushin të gjithë qytetarët dhe prej aty duhet të përfitojnë të gjithë qytetarët. Barazia është parimi bazë nga i cili duhet të udhëhiqet ky shtet.

Aleanca për shqiptarët

_________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR