• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Ilir Meta nga Berati paralajmëroi "vjeshtë të nxehtë" në Shqipëri: Do të jemi në çdo shesh

Ilir Meta nga Berati paralajmëroi
Tiranë, 5 shtator 2022 (MIA) –  Kryetari i Partisë së Lirisë (PL), Ilir Meta nga qyteti i Beratit paralajmëroi "vjeshtë të nxehtë" dhe paralajmëroi qeverinë e Ramës se opozita do të jetë në çdo shesh.
Ai sonte në takimin me përfaqësues dhe strukturat lokale të partisë deklaroi se do "t'i marrë autorizimet nga kryeministri dhe do t'ia kthejë popullit".
Sipas tij, shtëpia ligjdhënëse është jolegjitime, "nuk është Parlament, është Parlament jolegjitim", shtoi ai.
Tha se Shqipëria nuk është çiflik i Edi Ramës, por u takon të gjithë shqiptarëve dhe ju bëri thirrje të bëhen, siç tha, misionarë për mbrojtjen e interesit nacional. vt/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR