• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

IDF: Në sulmin ajror ndaj Rripit të Gazës jetën ka humbur një na financuesit e Hamasit

IDF: Në sulmin ajror ndaj Rripit të Gazës jetën ka humbur një na financuesit e Hamasit

Tel Aviv, 11 prill 2024 (MIIA) - Forcat e Sigurisë izraelite (IDF) sot kumtuan se gjatë një sulmi ajror në Rripin e Gazës është vrarë financuesi kryesor i Hamasit.

IDF-ja pohon se është vrarë Naser Jakob Xhaber Naser, përgjegjës për financimin e një pjese të madhe të aktiviteteve ushtarake të organizatës islamike në qytetin jugor Rafah. Ai në dhjetor i transferoi Hamasit qindra mijëra dollarë.

Në Rafah janë vendosur më shumë se një milion refugjatë palestinezë. Dhe krahas paralajmërimeve ndërkombëtare, Izraeli po planifikon një operacion ushtarak në Rafah. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR