• e shtunë, 23 nëntor 2024

IDF kumtoi për tre të lënduar në sulmin raketor të Hezbollahut ndaj Izraelit

IDF kumtoi për tre të lënduar në sulmin raketor të Hezbollahut ndaj Izraelit

Tel-Aviv, 11 nëntor 2024 (MIA) - Armata izraelite sot kumtoi se milicia shiite libaneze Hezbollah ka lansuar rreth 50 raketa kundër Izraelit verior, me ç'rast janë lënduar tre persona.

Sipas shërbimit shpëtimtar Magen David Adom, njëri prej të lënduarve është një fëmijë njëvjeçar.

Ushtria kumtoi se disa nga raketat janë hasur nga sistemi për mbrojtje antiraketore, ndërsa të tjerat kanë rënë në tokë të zbrazët.

Hezbollahu e mori përgjegjësinë për disa sulme ndaj Izraelit.

Milixia proiraniane dilloi të qëllojë ndaj Izraelit në fillim të luftës në Gazë para më shumë se një viti. Izraeli përgjigjet me sulme ajrore dhe ofenzivë tokësore.

Sipas informatave izraelite, prej fillimit të konfliktit në pjesën veriore të vendit janë vrarë 74 persona nga sulme nga Libani, prej të cilave 43 civilë dhe 31 ushtarë, ndërsa mbi 640 të tjerë janë lënduar. ab/

Foto: Magen David Adom

QËNDRONI TË LIDHUR