• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

IDF: Janë lëshuar 40 raketa nga Libani drejt Izraelit verior, janë plagosur dy persona

IDF: Janë lëshuar 40 raketa nga Libani drejt Izraelit verior,  janë plagosur dy persona

Tel Aviv, 13 qershor 2024 (MIA) - Rreth 40 raketa janë lëshuar nga Libani drejt Galilesë dhe Lartësisë së Golanit në Izrael në orën e kaluar, ndërsa dy persona janë plagosur, njoftuan Forcat e izraelite të  mbrojtjes (IDF). 

Disa raketa, siç njoftojnë IDF-ja, janë kapur nga mbrojtja ajrore, ndërsa të tjerët janë goditur në tokë, duke shkaktuar zjarre dhe duke plagosur lehtë dy persona.

Shërbimi i zjarrfikësve dhe i shpëtimit njoftuan se rreth 15 zjarre shpërthyen si rezultat i raketave nga Libani në Galilenë e Epërme dhe Golan, si dhe rënia e predhave pas kapjes së raketave nga Libani, raporton "Tajms of Izrael". qa

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR