• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Identifikohet personi që shkaktoi katër zjarre në Kumanovë, iniciohet hetim dhe paraburgim

Identifikohet personi që shkaktoi katër zjarre në Kumanovë, iniciohet hetim dhe paraburgim

Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka miratuar Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj një 35-vjeçari për shkak të kryerjes së veprave penale - Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme nga neni 292 paragrafi 1 në lidhje me nenin 288 paragrafi 1 të Kodit penal. Për të dyshuarin është kërkuar paraburgim.

Ekziston dyshimi se i akuzuari më 2 dhjetor, në orët e para të mëngjesit me paramendim ka kryer disa vepra të ndërlidhura dhe ka shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetët e njerëzve dhe pronës duke shkaktuar dëme më të mëdha pasurore.

Pasi kishte blerë paraprakisht disa shishe plastike më benzinë nga një pikë karburanti në Kumanovë ai me dashje ka shkaktuar zjarre në disa lokacione në Kumanovë duke djegur tri automjete dhe një lokal afarist- shtypshkronjë e cila gjendet në një objekt banesor.

Motivet e kryerjes së veprës janë duke u hetuar, por përjashtohet që shkak të ketë qenë intoleranca ndëretnike. Provat deri në këtë moment nuk tregojnë për përfshirje të personave të tjerë.

Prokurori publik deri te gjykatësi në procedurë paraprake të Gjykatës Themelore në Kumanovë sonte ka iniciuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë që të përsërisë të njëjtën vepër penale.

FOTO: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR