• e diel, 07 dhjetor 2025

Ibrahimi në Vrapçisht: BDI-ja opozitare nuk mund të matet me të arriturat e VLEN-it

Ibrahimi në Vrapçisht: BDI-ja opozitare nuk mund të matet me të arriturat e VLEN-it

Shkup, 8 tetor 2025

Kryetari i Alternativës, njëherësh njëri nga krerët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi në fjalën e tij gjatë tubimit të mbrëmshëm në komunën e Vrapçishtit ka thënë se deklaratat e BDI-së opozitare se po bëhet një deshqiptarizim i Maqedonisë së Veriut janë të pabaza dhe e sfidoi opozitën që të maten me të arriturat e VLEN-it në këtë periudhë të shkurtër qeverisje të vendit.

“Kurse ne u lodhëm duke e stërpërsëritur e duke i sfiduar, me çfarë duan të krahasohen? A duan të krahasohen me ligje, a duan të krahasohen me numrin e të punësuarve, a duan të krahasohen me projekte që janë realizuar, a duan të krahasohen me ofertën që e kemi ne edhe sot për pushtetin lokal!”, deklaroi Ibrahimi.

Ai shtoi se është VLEN-i që ka vendosur kanalizimin në fshatin Zajaz dhe tha se eksponentët e BDI-së kanë qenë aq shumë të pakujdesshëm saqë nuk kanë arritur të bëjnë një kanalizim madje as për shtëpitë e veta.

QËNDRONI TË LIDHUR