Ibrahimi: Edhe sa funksionarë të BDI-së duhet të futen në listën e zezë amerikane që ata ta kuptojnë se nuk duhet ta përmendin çështjen e vetingut
- Lideri i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi, gjatë takimit me struktura dhe aktivist të Alternativës në Çair midis tjerash ka komentuar edhe kërkesën e BDI-së për veting.
- Post By Fitore Curri
- 20:01, 17 dhjetor, 2024
Shkup, 17 dhjetor 2024
Lideri i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi, gjatë takimit me struktura dhe aktivist të Alternativës në Çair midis tjerash ka komentuar edhe kërkesën e BDI-së për veting.
Zeqirija Ibrahimi thotë se edhe sa funksionar të BDI-së duhet të futen në listën e zezë amerikane, për ta kuptuar ata se nuk duhet më ta përmendin çështjen e vetingut.
“A ende nuk e kuptuan se çka është vetingu? Nëqoftëse eksponentët më të lartë të kësaj partie, janë shpallur të korruptuar dhe bashkëpunëtor të rusve, cka presin ende? A nuk e kanë marr vesh se nuk është mirë që të flasim për temën e vetingut? Edhe sa funksionar të BDI-së duhet të futen në listën e zezë amerikane që ata ta kuptojnë që nuk duhet ta përmendin më çështjen e vetingut?”, pyeti Ibrahimi.
Alternativa
_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Fotografia: Arkivi i MIA-s