• e premte, 27 dhjetor 2024

Ibeski: Evakuohen banorët e Llazhanit shtëpitë e të cilëve janë përmbytur

Ibeski: Evakuohen banorët e Llazhanit shtëpitë e të cilëve janë përmbytur
Shkup, 22 gusht 2022 (MIA) – Janë përmbytur 50 shtëpi në fshatin Llazhan, Komuna e Dollnenit, pasi shiu i rrëmbyeshëm sot ka përfshirë rajonin e Pellagonisë. Kryetari i Komunës së Dollnenit, Urim Ibeski, tha për MIA-n deklaroi se nuk ka të lënduar dhe se shkak i përmbytjes është derdhja e lumit Sazhdevska. "Arsye është derdhja e lumit, i cili për shkak të motit të lig, si dhe ndërtimeve të papërgjegjshme dhe mbeturinave, ka përmbytur një numër të madh të shtëpive", tha kryetari i komunës. Informoi se ka qytetarë të evakuuar, dhe ata sonte do ta kalojnë natën te familjarët dhe miqtë. Për momentin në terren ndodhen ekipe të Qendrës për Menaxhim  me Kriza, automjete zjarrfikëse, si dhe qytetarë me traktorë që ndihmojnë ekipet. ar/      

QËNDRONI TË LIDHUR