• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

I lënduari në aksidentin në afërsi të Shtipit, i cili është transferuar në Shkup, është në gjendje stabile

I lënduari në aksidentin në afërsi të Shtipit, i cili është transferuar në Shkup, është në gjendje stabile

Shkup, 2 qershor 2023 (MIA) - Në gjendje stabile është i lënduari në aksidentin rrugor në autostradën Shtip - Milladinovc, i cili me lëndime të rënda trupore është transferuar nga Spitali Klinik i Shtipit në klinikat e Shkupit, deklaroi për MIA-n mjeku Nexhati Jakupi nga Klinika Për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare. 

"I lënduari është i moshës 29 vjeçe, është në gjendje stabile, me brinjë të thyera dhe kontuzion në mushkëri. Ai do të mbahet nën vëzhgim për disa ditë", tha mjeku Jakupi. 

Në aksidentin e rëndë që ndodhi sot në autostradën Shtip-Milladinovc rreth gjysmë kilometri nga pikë pagesa afër Kadrifakovës, humbën jetën tre persona të gjinisë femërore të moshës 15, 37 dhe 62. Sipas informacioneve të para viktimat kanë lidhje farefisnore dhe janë transportuar me automjetin shevrolet "kalos" me targa të Shkupit, në të cilin kanë qenë edhe dy persona.  

Sipas SPB - Shtip, në aksident janë lënduar katër persona. Se si ka ardhur drejt aksidentit midis automjeteve tojota "land kruzer" me targa të Koçanit dhe shevrolet "kalos" me targa të Shkupit akoma është duke u përcaktuar nga policia dhe prokurori publik. 

Zëdhënësja e SPB - Shtip, Gordana Panajotova thotë se pjesëmarrës në aksident janë automjetet tojota "land kruzer"  të drejtuar nga drejtuesi i moshës 29-vjeçare në të cilin ka qenë një bashkëudhëtar i moshës 34-vjeçare, me ç'rast të dy janë lënduar dhe automjeti shevrolet "kalos" me targa të Shkupit i drejtuar nga një drejtues i moshës 45-vjeçare, në të cilin është transportuar një djalë 12-vjeçar dhe  tre viktimat. 

 MIA paraprakisht informoi se një vajzë 15-vjeçare dhe një grua 62-vjeçare kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një grua 37-vjeçare rrugës drejt Spitalit Klinik të Shtipit. Mjekët kanë tentuar ta reanimojnë, por pa sukses, para dyerve të spitalit u është nënshtruar lëndimeve. 

 Në Spitalin Klinik të Shtipit për momentin janë dy pacientë të cilëve po u bëhen ekzaminimet mjekësore. 

Policia dhe prokurori janë duke kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa komunikacioni është duke u zhvilluar përmes rrugës së vjetër rajonale. ar/ 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR