• e shtunë, 23 nëntor 2024

I akuzuari Velibor Manev e ceki vendin e vrasjes së Pançe Zhezhoskit, dëshmoi ish-shefi nga Velesi

I akuzuari Velibor Manev e ceki vendin e vrasjes së Pançe Zhezhoskit, dëshmoi ish-shefi nga Velesi

Shkup, 16 tetor 2024 (MIA) - Në Gjykatën themelore penale Shkup sot dëshmoi edhe ish-shefi Riste Samarxhiev nga Velesi lidhur me hetimin për zhdukjen dhe vrasjen e Pançe Zhezhovskit.

Në pyetjen nga prokurorja Zhaklina Llazarevska, ai u përgjigj se Zhezhovskin e gjetën në vend të pakalueshëm drejt të cilit vështirë arrihet, nëse dikush na ceki, ndërkaq atyre, siç tha, u ka cekur i akuzuari Velibor Manev.

Shefi tregoi se si ka rrjedhur procesi pasi që personi është paraqitur si i zhdukur, me ç'rast theksoi se së pari nuk kanë dyshuar se është zhdukur, sepse gjatë përgatitjes së profilit të personit, kanë parë se ai njeri shpesh ka munguar nga shtëpia, me ditë, por, pasi që morën informatë nga Shkupi se e kanë gjetur automjetin e tij të djegur, kanë filluar të dyshojnë.

"Velibori na e tregoi vendin e ngjarjes. Së pari tha se ata janë fajtorë për vrasjen e Vanjës, e tregoi vendin ku është vrarë dhe varrosur. Pas kësaj e pyetëm për Pançen dhe na tregoi edhe për Pançen, e morë dhe na dërgoi në vendin e ngjarjes. Ai e dinte saktësisht atë vend ku ishte varrosur Pançe", tha Samarxhiev.

Sipas dëshmisë së Samarxhievit, Manev u ka treguar se e kanë vrarë dhe varrosur Pançen së bashku me të katërtit dhe se ka shtënë Ljuopo Palevski.

Samarxhiev tha se pas videos së marrë nga kamerat e hotelit "Romantik" shihet se lëvizin automjetet "pezho" dhe "reno" drejt vendit ku jeton Pançe.

I pyetur nga avokati i Palevskit nëse është gjetur gëzhoja dhe nëse ka njohuri për ekspertizën e saj, u prëgjigj se ekspertiza të tilla nuk ka në Veles, vetëm në Shkup, ndërkaq lidhur me atë nëse është njoftuar me atë se në kamerën e hotelit Romantik janë tre persona, dhe jo aktër siç qëndron në aktakuzë, u përgjigj se nuk është i njoftuar.

Paraprakisht sot dëshmoi edhe ish-ndihmësi i shefit nga Shkupi, Muzafer Kaishiq, i cili foli për rrjedhën e hetimit për gjetjen e Vanjës. Në dëshminë e tij, ai sot tha se drejt vendit të ngjarjes, ku e kanë gjetur trupin e Vanjës, i ka dërguar i akuzuari Vllatko Keshishov.

Në seancën e kalaur, të hënën dëshmoi nëna e Vanjës, Zorica Gjorçevska, si dhe vajza e Zhezhovskit, Ana Kirkova dhe bashkëshorti i saj, TOdor Kirkov. Nëna e Vanjës deklaroi se nuk i njeh të akuzuarit për vrasjen e vajzës së saj. Në seancë ajo dëshmoi për ditën kur vajza e saj është zhdukur dhe gjurmimin për të. Kirkovët dëshmuan për momentin kur panë se nuk është Zhezhovski, paraqitjen në polici dhe gjetjen e tij. 

Të akuzuarit Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë. Sipas aktakuzës, ata bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Më 22 nëntor të vitit të kaluar i akuzuari me tre të akuzuar paraprakisht bashkë kanë kryer grabitjen e Pançe Zhezhovskit në Veles, me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023. 

Lidhur me këtë rast është i dyshuar edhe një person për ndihmë pas kryerjes së veprës penale kundër të cilit procedura do të zhvillohet ndaras. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR