• e shtunë, 23 nëntor 2024

Hyrje falas në muzetë dhe lokalitetet në të gjithë shtetin

Hyrje falas në muzetë dhe lokalitetet në të gjithë shtetin

Shkup, 17 prill 2024 (MIA) - Me rastin e 18 Prillit, Ditës Botërore të Monumenteve dhe Lokaliteteve Arkeologjike, nesër do të mundësohet hyrje falas në të gjitha institucionet kombëtare në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, të cilat do të jenë të hapura gjatë gjithë ditës, me çka qytetarët do të kenë mundësi të njihen me lokalitetet arkeologjike dhe monumentet në të gjithë shtetin.

Siç njoftojnë nga Ministria e Kulturës , të hapura do të jenë dyert e institucioneve kombëtare: ente dhe muzetë në Manastir, Shtip, Ohër, Prilep dhe Strumicë: Stobi dhe Heraklea; Shtëpia Përkujtiomore e Toshe Proeskit; Muzeu Arkeologjik; Galeria Kombëtare me të gjitha objektet e saj; Muzeu i Artit Bashkëkohor; Muzeu i Luftës së Maqedonisë; Muzeu Historik në Krushevë; Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe; Galeria e Arteve në Tetovë; “Dr Nikolla Nezlobinski” në Strugë; Muzeu i Maqedonisë Perëndimore në LNÇ – Kërçovë; Muzeu i rajonit të Tetovës; Muzeu i Historisë së Natyrës; Muzeu i Maqedonisë së Veriut; muzetë në Kumanovë dhe Gjevgjeli.

 Këshilli Ndërkombëtarë për Monumentet dhe Lokalitete (ICOMOS) në vitin 1982 e shpalli 18 Prillin si Ditë Botërore të Trashëgimisë Kulturore, ndërsa IKOMOS çdo vit rekomandon temë për festimin dhe aktivitetet e asaj dite të organizuar nga komitetet shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Tema e këtij viti për Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve është "Fatkeqësitë dhe konfliktet përmes prizmit së Kartës së Venecias".

Në asamblenë e përgjithshme trevjeçare të IKOMOS-it  në vitin 2023 në Sindei, tema "Trashëgimia e qëndrueshme ndaj fatkeqësive dhe konflikteve - gatishmëria, përgjigje dhe rimëkëmbje" u zgjodh si temë për Planin Shkencor Trevjeçar 2024-2027. Për këtë qëllim, IKOMOS Maqedoni gjatë muajit prill shqyrton tërmetin e Shkupit në vitin 1963 dhe ndikimin e tij në trashëgiminë kulturore përmes prizmit të temës së këtij viti. qa

Foto: Ministria e Kulturës

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR