• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hyjnë në fuqi çmimet e reja më të ulëta të shërbimeve të Agjencisë për kadastër të patundshmërive

Hyjnë në fuqi çmimet e reja më të ulëta të shërbimeve të Agjencisë për kadastër të patundshmërive

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) - Agjencia për kadastër të patundshmërive kumtoi se nga sot hyjnë në fuqi çmimet e reja të ulëta për një pjesë të madhe të shërbimeve të saj. Javën e kaluar në Gazetën zyrtare u publikuan ndryshimet dhe plotësimet e tarifave, me të cilat bëhet ndryshimi dhe ulja e çmimeve të shërbimeve më të përdorura të Agjencisë për madje 75 për qind.

Deri tani, qytetarët gjatë shitblerjes së banesës ose hapësirës për parking kanë paguar për katër fletëpronësi gjtihsej 5.000 denarë. Me ndryshimet e reja, ai shërbim do të kushtojë vetëm 1.250 denarë, pa dallim të numrit të fletpronësive, sipas bazës juridike, në një komunë kadastrale. Kjo paraqet një ulje për 75 për qind.

Plotësisht, me këtë ulje janë përfshirë edhe zgjidhjet e trashëguara dhe marrëveshjet për dhuratë ku prej tani do të paguhet në bazë juridike në një komunë kadastrale në vlerë prej 1250 denarë, ndërsa jo si deri më tani për çdo fletëpronësi nga 1250 denarë.

"Risia, të cilën së bashku me kryetarin e Qeverisë, Hristijan Mickoski, e njoftuam para rreth dy muajve, nga sot hyn në fuqi. Me këtë i plotësojmë premtimet tona për çmime më të ulëta te një pjesë e madhe e Agjencisë, duke konfirmuar se qytetarët dhe Maqedonia janë prioriteti ynë. Falë Qeverisë e cila dha mbështetje dhe e pranoi propozimin tonë", thotë drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, Ivan Zhivkovski.

Ai thekson se me uljen e çmimeve përfundon procesi me të cilin në mënyrë aktive është punuar në dy muajt e fundit. Në periudhën e ardhshme, fokusi do të vihet në digjitalizimin e kadastrit, me qëllim që shërbimet të jenë ende më të arritshme për qytetarët dhe personat juridik. sa/

Foto: Agjencia për kadastër

QËNDRONI TË LIDHUR