• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hungaria ka bllokuar një transhë të re të ndihmës për vendet e BE-së për dërgesat e armëve në Ukrainë

Hungaria ka bllokuar një transhë të re të ndihmës për vendet e BE-së për dërgesat e armëve në Ukrainë

Bruksel, 17 maj 2023 (MIA) - Hungaria po refuzon të zhbllokojë një transhë të re prej 500 milionë eurosh nga Fondi Evropian i Paqes për kompensimin për armët e dorëzuara në Ukrainë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), thanë disa delegacione në Bruksel.

 Qeveria hungareze konfirmoi se nuk e miratoi pagesën e kësaj ndihme të re, sepse "nuk është dakord me BE-në, e cila ka instrumente të tjera, për të përdorur Fondin Evropian të Paqes ekskluzivisht për Ukrainën".

"Nuk do të ketë para të mjaftueshme për të promovuar interesat e BE-së në rajone të tjera (p.sh. në Ballkan, rajonin e Sahelit dhe Afrikën e Veriut)," kumtoi qeveria.

Këtë qëndrim e mbrojti Budapesti në takimet e djeshme dhe të sotme në kuadër të përgatitjes për takimin e ministrave të punëve të jashtme të BE-së më 22 maj në Bruksel, njoftuan sot disa delegacione.

Hungaria nuk po bllokon dërgesat e armëve dhe municioneve të kërkuara nga forcat e armatosura ukrainase për të zmbrapsur ushtrinë ruse, por po pengon kompensimin monetar për shtetet anëtare, shtojnë delegacionet.

Përdorimi i mjeteve nga Fondi Evropian i Paqes kërkon miratim unanim nga të gjitha vendet anëtare. Në atë fond janë 5.7 miliardë euro për periudhën 2021-2027. Ky fond u rrit me dy miliardë euro të tjera në maj.

Mekanizmi përdoret për të kthyer 40 për qind të vlerës së armëve të dorëzuara në Ukrainë dhe për të trajnuar ushtarët ukrainas në vendet anëtare. Ai plotësohet nga kontributet e shteteve anëtare dhe 66 për qind e financimit të tij sigurohet nga Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, vendet anëtare kanë liruar 3.6 nga 5.7 miliardë euro nga ai fond për mbështetje ushtarake në Kiev. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR