• e premte, 23 gusht 2024

Humels është në bisedime me Majorkën

Humels është në bisedime me Majorkën

Berlin, 22 gusht 2024 (MIA) - Ish mbrojtësi i reprezentacionit të Gjermanisë, Mats Humels është në bisedime me Majorkën, bën të ditur gazetari Florian Platenberg në llogarinë e tij në X.

Futbollisti 35-vjeçar është lojtar i lirë pas largimit nga Borusia Dortmundi. Në fund të korrikut ai ishte afër transferimit te Bolonja, por pas kontrolleve mjekësore i duhej kohë për të menduar.

U bë e ditur se gjatë verës për Humelsin ishin të interesuar Bajer Leverkuzeni dhe Real Madridi.

Në sezonin 2023/24, ai luajti 40 ndeshje për Borusinë në të gjitha garat duke shënuar katër gola dhe një asist.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR