• e premte, 27 dhjetor 2024

Hulumtimi i IRL-së për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Hulumtimi i IRL-së për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Shkup, 15 gusht 2023

Laboratori për gazetari hulumtuese (IRL), në dokumentarin e tij të më të ri "Vrasje në Tetovë" zbulon fakte të panjohura deri tani për zjarrin në spitalin modular në Tetovë në të cilin vdiqën 14 persona, të cilat tregojnë hetime të sabotuara dhe fshehje të lëshimeve gjatë ndërtimit të objekteve modulare nga personat përgjegjës në institucione. Sot, gazetarët publikuan dokumentet mbi të cilat bazohet hulumtimi së bashku me ndarje të ngjarjeve kryesore që çuan në tragjedi dhe mbulimin e fajtorëve nga ana e prokurorëve.

Hulumtimi tregon se spitalet modulare për kovid, duke përfshirë edhe atë të djegurën në Tetovë, janë ndërtuar në mënyrë të joadekuate duke anashkaluar disa procedura ligjore. Janë ndërtuar pa elaborat për instalim elektrik, pa elaborat për mbrojtje nga zjarri, pa mbikëqyrje të ndërtimit dhe një sërë lëshimesh të tjera ligjore. Dokumentet deri te të cilat erdhën gazetarët e IRL-së tregojnë se për procedurën joadekuate të tenderit, u ngrit alarmi që në thirrjen e parë për ndërtimin e një kovid-qendre modulare , kur kompetenca ishte në Ministrinë e vetëqeverisjes lokale. Ministri i atëhershëm, Goran Milevski, anuloi procedurën meqë u shkelën disa ligje, ndërsa ai dyshoi se disa ndërmarrje janë favorizuar.

Pas kësaj, kompetencat për zbatimin e tenderit kaluan në Ministrinë e Shëndetësisë, të drejtuar në atë kohë nga Venko Filipçe. Edhe në procedurën e anuluar, edhe më vonë në procedurën e përsëritur, tenderi iu dha kompanisë maqedonase "Brako", një nga kompanitë familjare të ish-zëvendëskryeministrit Koço Angjushev.

Më vonë, u realizua edhe një tender për ndërtimin e 17 kovid-qendrave modulare në brendësi të vendit, duke përfshirë edhe atë në Tetovë. Ky tender u realizua nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. Pesë nga spitalet do të ndërtohen nga firma e Valandovës "JBT Ari i Tom", dhe 12 të tjerat, duke përfshirë atë të Tetovës, do të ndërtohen nga Brako.

Specifikimi teknik për ndërtimin e këtyre objekteve modulare do të përgatitet dhe nënshkruhet nga arkitektja Vanja Andonova, atëherë nëpunëse në kabinetin e ministrit Filipçe. Andonova, pas largimit të Filipçes nga posti i ministrit u punësua në "Brako".

Pak para se të ndodh zjarri, filloi të përgatitet edhe një tender tjetër për objektet modulare, kësaj rradhe për të zëvendësuar objektet e vjetra të ambulantave në Shkup. Këtë tender e merr kompania bijë e "Brakos", kompania "EMS".

Sapo filluan të ndërtohen tre ambulancat e para modulare, ndodhi zjarri në Tetovë. Disa ditë pas zjarrit, kontraktori ka kërkuar përmirësimin e standardeve për ndërtimin e ambulancave. Për ndërtimin e këtyre 10 ambulancave është angazhuar edhe një kompani për mbikëqyrje të ndërtimit, që nuk ishte rasti me objektet e mëparshme modulare. Tani, mbikëqyrja e sapoprezantuar do të thotë se specifikimi teknik nuk plotëson standardet minimale për siguri dhe rezistencë ndaj zjarrit.

Dokumentet tregojnë se larg syve të publikut, realizuesi dhe Ministria e shëndetësisë do të nënshkruajnë ankes të marrëveshjes për përmirësimin e standardeve, duke rritur kështu çmimin e realizimit për rreth 15 për qind. Ky aneks i marrëveshjes, edhe pse është detyrim ligjor, nuk do të dorëzohet nga Ministria e Shëndetësisë në Byronë për Furnizime Publike, institucion kompetent për shpalljen e të gjitha marrëveshjeve të lidhura të institucioneve.

Krahas elementëve të kontestuara rreth procedurave të tenderit, dokumentacioni i siguruar nga gazetarët e IRL-së tregon se hetimi për zjarrin është kryer fillimisht në drejtim të zbulimit të shkaqeve të zjarrit dhe pse i gjithë objekti u dogj kaq shpejt, por disa muaj më vonë do të ngriheshin akuza për vepra krejtësisht të tjera penale.

Dokumentacioni tregon se prokurorët, tre nga Tetova dhe dy nga Shkupi, e dinin që në muajin e parë se specifikimi teknik ishte i kontestueshëm, dhe urdhëruan katër ekspertiza që lokalizojnë lidhjet shkakore-pasore për zjarrin. Midis këtyre dokumenteve janë ekspertiza për instalimet elektrike dhe raporti i forenzikëve gjermanë. Megjithatë, në mënyrë mjaft të paqartë, prokurorët do të vendosin të porosisin edhe një ekspertizë të pestë të realizuar nga profesorët nga Fakulteti i shkencave të inxhinierisë elektrike, që nga ana tjetër do të shprehë pikëpamje të kundërta mbi paraqitjen e zjarrit nga ekspertizat e mëparshme.

Pak ditë pas këtij raporti të ekspertit, u ngrit edhe aktakuza, që përfshin tre persona fizik, dy drejtorët, Florim Besimi dhe Artan Etemi, për “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” dhe mjekun Boban Vuçevski për “mosveprim sipas rregulloreve shëndetësore gjatë epidemisë”.

Procedura gjyqësor do të hutujë opinionin, sepse në asnjë moment nga shqyrtimet kryesore nuk u diskutua për shkaqet e zjarrit dhe as nuk u prezantua ekspertiza gjermane. Në fund të procedurës gjyqësore, madje edhe gjykatësi Jordan Vellkovski do t'ua bëjë të qartë gazetarëve me vetiniciativë se ky gjykim nuk kishte të bënte me zjarrin dhe se është prokuroria ajo që i sjell lëndet te ata, e kjo lëndë ka të bëjë me vepra të tjera penale.

Shans të dytë për drejtësi ka në një hetim tjetër të prokurorisë që zhvillohet në Prokurorinë për krimin e organizuar dhe korrupsionin. U paralajmërua se kjo prokurori do të kontrollonte dokumentacionin e tenderit, por ai hetim është ende në fazën parahetimore dhe nuk shënon asnjë përparim.

Storja hulumtuese “Vrasje në Tetovë” bazohet në dokumentacionin e siguruar nga gazetarët nga institucionet përmes Ligjit për qasje të lirë në informacione të karakter publik, si dhe materialet e paraqitura nga sinjalizuesit nga procedura e tenderit për ndërtimin e objekteve modulare dhe nga hetimi i udhëhequr nga Prokuroria themelore publike në Tetovë.

Materialet përmbajnë 585 dokumente të shkruara në 5455 faqe.

Komunikatë nga Mediaplan për Laboratorin për gazetari hulumtuese (IRL)

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR