• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hulumtimi i "Analitika"-s: 51 për qind nga 313 nxënësve të shkollave të mesme të anketuar në Shkup kanë qenë viktima të një sulmi kibernetik

Hulumtimi i

Shkup, 29 shkurt 2024 (MIA) - Nxënësit  i kuptojnë mundësitë që i ofron digjitalizimi, por 43.5 për qind e të anketuarve në një anketë si sfidë më të madhe në transformimin digjital i  shohin sulmet e shpeshta kibernetike.

"Analitika think-tank" sot prezantoi rezultate nga hulumtimi i zbatuar shtatë muaj  që ka përfshirë 313 nxënës, me zbatimin e një pyetësori anketues me 25 pyetje. Janë anketuar nxënësit e tri shkollave të mesme të Shkupit  - shkollat ​​e mesme "Nikolla Karev" dhe "Georgi Dimitrov" në Karposh dhe nga shkolla e mesme profesionale "Shaip Jusuf" në Shuto Orizare. 

Siç theksoi Maja Hristovska, eksperte e projektit nga "Analitika", një nga rezultatet është se 51 për qind e të rinjve kanë qenë viktima të sulmeve kibernetike. 

"Në përgjithësi bëhet fjalë për bullizëm kibernetik. Në hulumtim u tregua  se një numër i madh i shkollave zhvillojnë fushata interne dhe nxënësit janë mjaft të edukuar se duhet të kërkojnë ndihmë. Më së shumti kërkojnë ndihmë nga prindërit dhe shërbimet profesionale, por një përqindje e madhe e nxënësve kërkojnë ndihmë edhe nga shokët e klasës", tha Hristovska në konferencën përmbyllëse të projektit "Përmirësimi i njohurive dhe aftësive te të rinjtë për zbatimin e masave të sigurisë kibernetike dhe përfitimet e digjitalizimit", të implementuar nga "Analitika" dhe mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur.

Rastet e dhunës kibernetike kanë qenë  të ndryshme, disa nga nxënësit ishin viktima nga jashtë, nga  grabitqarë, dhe disa janë viktima nga shokët e klasës.

 Sipas saj, më së miri është që nxënësit fillimisht të kërkojnë ndihmë në shkolla, t'u drejtohen mësuesve të klasës apo shërbimeve profesionale, por edhe prindërve.

 Rekomandime për zbatimin  e masave për siguri më të madhe kibernetike në hapësirën e internetit janë dhënë edhe në manualin edukativ, të publikuar në kuadër të këtij projekti dhe të promovuar sot, por Hristovska beson se shkollat ​​kanë edhe protokolle të sakta se si të përballen me llojet e dhunës.

 Manuali është i dedikuar për mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit dhe ideja është që ai të jetë një material burimor në shkolla. Në këtë drejtim janë trajnuar edhe 15 profesorë për përmirësimin e programeve shkollore me tema të sigurisë kibernetike, janë trajnuar edhe 15 edukatorë të bashkëmoshatarëve, si dhe është dizajnuar dhe vënë në funksion një aplikacion celular me karakter edukativ dhe informativ.

 Foto: MIA

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR