• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hulumtim: Ujqërit nga Çernobili janë më rezistent ndaj kancerit

Hulumtim: Ujqërit nga Çernobili janë më rezistent ndaj kancerit

Çernobil, 9 shkurt 2024 (MIA) - Ujqërit e egër, të cilët jetojnë në zonën e rrezikshme në Çernobil, kanë zhvilluar rezistencë ndaj kancerit dhe kjo do të mund të ofrojë njohuri të reja për atë se si të parandalohet sëmundja te njerëzit, thekson një hulumtim i ri shkencor. 

Kara Lav, biologe nga Prinstoni, Nju Xhers, SHBA, 10 vjet i ka studiuar ujqërit. Njohuritë e saja zbulojnë se te këta kafshë është ndryshuar sistemi imunologjik, ngjashëm si te pacientët me kancer të cilët janë të ekspozuar në rrezatim. Ajo ka vërejtur se ujqërit nga Çernobili mbijetojnë dhe përparojnë, edhe krahas ekspozimit shumëvjeçar në grimca radioaktive në trupat e tyre. 

Katastrofa më e madhe bërthamore në botë pas vitit të kobshëm 1986 ka liruar radiacion që shkakton kancer, por duket, pikërisht kjo edhe i ka bërë ujqërit rezistent në kancer. 

Kafshët të cilët jetojnë në zonën e rrezikshme të Çernobilit në Ukrainë (përndryshe i ndaluar për njerëzit), janë me interes për shumë shkencëtarë në botë. Shkencëtarja Elejn Ostrander, për shembull vitin e kaluar theksoi se hulumtimet e tilla mund të çojnë në mënyra më efektive të mjekimit dhe parandalimit të kancerit te njeriu. fc/

Fotografia: Piksabej

QËNDRONI TË LIDHUR