Hulumtim: Qytetarët janë dyshues ndaj mediave, por nuk i kontrollojnë
- – Edhe pse qytetarët dyshojnë në informacionet e publikuara nga mediat, rrallë marin masa për kontroll të besueshmërisë dhe vërtetësisë së tyre. Këtë e tregoi hulumtimi i mendimit publik “Praktikat dhe perceptimet e qytetarëve në kuptim të informimit dhe përballjes me dezinfomatat”, të cilin Instituti për Studime Komunikimi (ISK) e realizoi gjatë shkurtit. Zbatues i ankestës ishte Instituti për Demokraci “Sociatas civilis” në mostrën përfaqësuese prej 1.000 qytetarëve të moshës madhore nga rajone të ndryshme përgjatë shtetit.
- Post By Fitore Curri
- 14:14, 24 mars, 2025

Shkup, 24 mars 2025 (MIA) – Edhe pse qytetarët dyshojnë në informacionet e publikuara nga mediat, rrallë marin masa për kontroll të besueshmërisë dhe vërtetësisë së tyre. Këtë e tregoi hulumtimi i mendimit publik “Praktikat dhe perceptimet e qytetarëve në kuptim të informimit dhe përballjes me dezinfomatat”, të cilin Instituti për Studime Komunikimi (ISK) e realizoi gjatë shkurtit. Zbatues i ankestës ishte Instituti për Demokraci “Sociatas civilis” në mostrën përfaqësuese prej 1.000 qytetarëve të moshës madhore nga rajone të ndryshme përgjatë shtetit.
Siç bëjnë të ditur nga ISK, të pyetur për aftësinë për njohjen e dezinfomatave, 41 për qind e të anketuarve vlerësojnë se ndonjëhrë kanë sukses, 29 për qind besojnë se gjithnjë mund ta detektojnë vërtetësinë e informacionit, përderisa 11 për qind e pranojnë se aspak nuk mund t’i dallojnë informacionet e rreme nga informacionet e vërteta. Megjithatë, madje 80 për qind e të anketuarve rrallë ose aspak nuk e kontrollojnë autorin e lajmit, ndërsa 71 për qind e të anketuarve rrallë ose aspak nuk e kontrollojnë botuesin.
Sa i përket asaj sa shpesh ka ndodhur të ndajnë informacione për të cilat më vonë është konfirnuar se janë të pasakta, shumica e qytetarëve (52 %) vlerësojnë se ka ndodhur, por jo aq shpesh, përderisa 40 për qind të larta janë të sigurt se informacionet të cilat i ndajnë gjithmonë janë të vërteta. Lidhur me burimet e dezinformatave, 36 për qind e të anketuarve vlerësojnë se partitë politike janë burimi kryesor i përhapjes së dezinformatave, 12 për qind e theksojnë sferën mediatike, ndërsa 4 për qind i përmendin institucionet shtetërore. Megjjthatë, gati gjysma e të anketuarve (47 %) vlerësojnë se ata bashkë janë shpesh burime të përhapjes së dezinformatave ndërmjet qytetarëve.
Perceptimi për besueshmërinë e mediave, sipas hulumtimit, është i ndarë: 29 për qind e qytetarëve dyshojnë në gjithçka që publikohet, ndërsa përqindje e njëjtë e kontrollojnë lajmin e njëjtë në media të tjera relevante, përderisa vetëm 21 për qind besojnë se nëse diçka publikohet, atëherë është e saktë. Lidhur me cilësinë e përmbajtjeve mediatike, 74 për qind e të anketuarve ndajnë mendim se mediat transmetojnë vetëm informacione themelore ose sipërfaqësore, pa analizë thelbësore. Tema me interes më të madh për të anketuarit janë: shëndetësia, financat publike dhe arsimi.
“Hulumtimi tregoi se 51 për qind e qyterarëve informohen disa herë gjatë ditës, përderisa 27 për qind e bëjnë këtë një herë në ditë, që dërgon në konkluzionin se një përqindje e lartë e të anketuarve çdo ditë informohen në tema të ndryshme. Televizioni, mediat sociale dhe portalet onllajn mbeten burimet më të shpeshta të informacioneve, përderisa më pak se 10 për qind bazohen në kontakte personale për marrjen e lajmeve”, qëndron në kumtesë.
ISK e ka realizuar hulumtimim e mendimit publik në kuadër të projektit “Shfrytëzo fakte”, që është mbështetur nga Ambasada Britanike në Shkup. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s