• e martë, 24 dhjetor 2024

Hulumtim: Përdorimi i drunjve të zjarrit, pluhuri mineral dhe trafiku ndër burimet kryesore të ndotjes së ajrit, në brendësinë e komunave

Hulumtim: Përdorimi i drunjve të zjarrit, pluhuri mineral dhe trafiku ndër burimet kryesore të ndotjes së ajrit, në brendësinë e komunave

Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) - Përdorimi i drunjve të zjarrit, pluhuri mineral i cili krijohet gjatë aktiviteteve ndërtimore dhe trafiku  janë ndër faktorët kryesor të ndotjes së ajrit, tregojnë rezultatet e hulumtimit i cili është pjesë e projektit për ballafaqimin me ndotjen e ajrit në pesë komuna në brendësinë e shtetit ku ishin përfshirë komunat e Strumicës, Strugës, Kavadarit, Kumanovës dhe Gostivarit.

Rezultatet e hulumtimit nga të a.q. studimet për përpjesëtimin e burimeve apo identifikimi i burimeve kryesore të ndotjes së ajrit sipas peshës së burimeve individuale të ndotjes së ajrit, i prezantoi prof. Dejan Mirakovski, rektor në Universitetin "Goce Dellçev".

"Identifikojmë gjashtë faktorë, gjashtë faktorët kryesorë ose grupet e burimeve. Është djegia e biomasës ose djegia e drunjve në vatra të zjarrit, pas pluhuri mineral i cili është i lidhur me burime siç janë ndërtimtaria, risuspensioni i pluhurit nga rrugët, emetimet nga erozioni eol me erën nga zonat e thata që janë vegjetuar në të, pra pluhuri mineral. Faktori tjetër domethënës ishte trafiku, këtu përfshihen emetimet nga elementët e shkarkimit të automjeteve, por edhe shkarkimet nga frenat, rrotat etj për shkak të vjetrimit të atyre pjesëve. Pastaj kemi një burim specifik, që është zjarri i hapur dhe djegia e mbeturinave, që fatkeqësisht e vërejmë kudo në vend. Është vërejtur në studimin e parë në Shkup, por ka vazhduar pothuajse në të gjitha qytetet që kanë qenë pjesë e këtij hulumtimi. Dhe e fundit është djegia e naftës dhe mazutit, të cilat më së shpeshti përdoren për ngrohjen e objekteve publike, ndërsa një pjesë e objekteve industriale përdoren për prodhimin e nxehtësisë ose për ndonjë proces tjetër teknologjik", thotë rektori Mirakovski.

Ai theksoi se në stinë të ndryshme  burimet e ndotjes janë të ndryshme.

"Bindshëm pjesëmarrja më e madhe nëse flasim për të gjitha pesë qytetet, veçanërisht për Strumicën, Kavadarin dhe Kumanovën ka djegie të drunjve me pjesëmarrje më të madhe, diku rreth 30 për qind, pastaj vjen pluhuri mineral dhe trafiku në periudhat e kundërta - djegia e drunjve gjatë muajve të dimrit, ndërsa trafiku dhe pluhuri mineral gjatë muajve të verës, sepse këto janë qytete të brendshme. Për shembull, Struga ka trafik të lartë specifik që është shumë normale për një vend turistik. Burimet tjera janë dukshëm më të vogla. Pra, gjithsej këto burime - djegia e drunjve, djegia e mbeturinave në ambient të hapur, trafiku dhe pluhuri mineral, janë diku rreth 90 për qind e pjesëmarrjes së përgjithshme në ndotje. Dhe siç thashë, stinë të ndryshme, burime të ndryshme. Gjatë stinës së verës dominojnë trafiku dhe sipërfaqet minerale, gjatë muajve të dimrit djegia e biomasës", thotë Mirakovski.

Karakteristike është, shton ai, djegia e mbeturinave dhe zjarri në ambient të hapur. Këtu përfshihet djegia e mbeturinave nga aktivitetet bujqësore të cilat paraqiten gjatë muajve të pranverës dhe të vjeshtës, por paraqiten emetime edhe gjatë dimrit kur disa materie të mbeturinave digjen në furra para se gjithash në disa vatra zjarri  jocilësor.

Problemet me ndotjen e ajrit të theksuara me këtë hulumtim, Mirakovski theksoi se do të shfrytëzohen për përpunimin e planeve për cilësi të ajrit, Rekomandimi  i shkencëtarëve për ballafaqim me këtë problem është të bëhet ndryshim i energjensave dhe për shembull thekson se në pjesë të madhe të mjediseve urbane në Evropë nuk lejohet djegia e asnjë karburanti të ngurtë.

"Fatkeqësisht, ne kemi problem me ndotjen e të gjitha mediumeve të mjedisit jetësor dhe në përgjithësi ujërat, tani ndotja e ujërave është një problem i ndryshëm nga ndotja e ajrit, megjithatë është e domosdoshme edhe atje në mënyrë sistematike me menaxhimin e atyre ujërave, pastrim të ujërave të ndotur. Ne kemi një numër të vogël të stacioneve të pastrimit, sa jam i informuar qytetet më të mëdha nuk kanë aspak stacione të pastrimit dhe ky është një nga problemet i cili duhet të zgjidhet paralelisht me ajrin", thotë Mirakovski.

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti konfirmon se gjendja nuk është e mirë me ndotjen e ajrit", thekson se po punohet intensivisht në këtë plan.

"Për hir të së vërtetës, edhe pse gjendja është e keqe çdo vit ka përmirësim në këtë drejtim, por kjo nuk mjafton sepse është e dëmshme për qytetarët dhe e rrezikshme, kështu që punojmë intensivisht në këtë plan. Si Ministri, do të ketë sektor të veçantë për dekarbonomzim dhe për ndryshimet klimatike për ajër të pastër, po punojmë edhe me organizata të jashtme me shembuj të mirë dhe praktika të mira. Mendoj se sipas të gjitha analizave, faktori kryesor i ndotjes në Shkup dhe në mjediset urbane në Maqedoni është ajo që amvisëritë përdorin gjithçka për ngrohje, kështu që do të tentojmë në periudhën e ardhshme, gazifikimi i Maqedonisë të jetë një nga top prioritetet që do të ofrojë burim më të lirë të qytetarët, por njëherit do të kontribuojë për ajër më të pastër në vendin tonë. Kjo është vetëm kruciale, ndërkaq sigurisht se do të ketë edhe masa të tjera me të cilat do të dalim", tha Mexhiti.

Sipas tij, nevojitet gazifikimi i plotë i vendit.

"Jo, fola vetëm për një ide e cila mund të kontribuojë në mënyrë drastike në përmirësimin e situatës, por ka edhe spektër të masave të cilat, të gjitha ngapak do të kontribuojnë në atë drejtim si në sektorin shëndetësor, në shkolla dhe në tjera vende, të zëvendësohen, mendoj, atje ku ngrohen me mazut apo diçka tjetër, të përdoren më pak të dëmshme siç janë autobusët ekologjik që duhet t'ia dhurojmë Qytetit të Shkupit. Kemi plan t'i mbështesim, do të parashtrojmë edhe propozim në Qeveri që të mbështeten dhe stimulohen automjetet elektrike dhe tërë ato. Por, njëherit duhet të punohet edhe për ngritjen e vetëdijes të gjithë të punojmë edhe si qytetarë edhe si shtet në këtë drejtim sepse vetëm kështu mund të arrijmë", tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Mjedisit Jetësor Mexhiti, i pyetur kur mund të fillojë dhe sa do të kushtojë gazifikimi.

Përfaqësusesi i përhershëm i Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Armen Grigorian, theksoi se ky është projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm, i cili fokusohet në një prej sfidave më serioze me të cilat përballemi sot - ndotjen e ajrit.

"Ky projekt shërben si shembull për atë se si mund të kalojmë nga identifikimi i burimeve të ndotjes drejt ndërmarrjes konkrete të hapave për zgjidhjen e tyre. Me ndërlidhjen e suksesit të projektit të kaluar të mbështetur nga UNDP në lagjen Lisiçe të Shkupit, ku në mënyrë efektive u financuan dhe zbatuan masa konkrete për ulje të ndotjes së ajrit. Jam i bindur se këtë projekt të ri do ta zbatojmë me nivel të njejtë të përkushtimit, duke siguruar aksione konkrete të cilat do t'i ndihmojnë banorët e këtyre komunave të marrin ajër të pastër", tha Grigorian.

Laboratori AMBIKON pranë Universitetit Goce Dellçev, Shtip e përgatiti studimin për proporcionim të burimeve të ndotjes së ajrit në mjediset urbane në Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Kavadar dhe Strugë. Ky studim është një prej veglave themelore për zhvillim dhe zbatim të strategjive dhe masave për zbutje të ndotjes së ajrit, përkatësisht implementim i direktivave për cilësi të ajrit ambiental (Direktiva 2008/50/ES dhe Direktiva 2004/107/ES), sepse mundësojnë identifikim të saktë të burimeve individuale të ndotjes së ajrit, si dhe definim të kontributit të tyre në ndotjen e përgjithshme.

Në rezultatet e marra në bazë të monitorimit njëvjeçar dhe analizës së mbi 100 mostrave në të gjitha pesë komunat, me intensitetin e vet si burim më i madh veçohet djegia e biomasës (drunjve) për ngrohje, pasuar nga komunikacioni dhe pluhuri mineral, të cilat kanë pjesëmarrje dukshëm më të madhe gjatë muajve të verës. Në shumicën e komunave, djegia e kashtës dhe materialeve të tjera mbetëse në ambiente të hapura apo në kaldatë e improvizuara, kanë gjithashtu pjesëmarrje të konsiderueshme në ndotjen e përgjithshme.

Projektin "Përballja me ndotjen e ajrit",  e zbaton UNDP në partneritet me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe komunat Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Kavadar dhe Strugë. Projekti është pjesë e Programit kornizë të UNDP-së, i cili është financuar nga Suedia, ndërkaq e përfshin edhe projektin "Përforcimi i kapaciteteve komunale për implementim të projektit".  sa/ab/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR