• e mërkurë, 21 janar 2026

Hulumtim i OSBE-së: Veprime më të fuqishme për mbrojtjen e grave të reja dhe vajzave

Hulumtim i OSBE-së: Veprime më të fuqishme për mbrojtjen e grave të reja dhe vajzave

Shkup, 17 dhjetor 2025 (MIA)– Misioni i OSBE-së në Shkup sot prezantoi një hulumtim të ri mbi dhunën onlajn dhe oflajn ndaj grave të reja dhe vajzave në jetën publike.

Hulumtimi nënvizon se një pjesë e rëndësishme e grave të reja ndjehen të pasigurta në hapësirat publike për shkak të gjinisë së tyre, për shkak të dobësive të formuara nga faktorët socio-ekonomikë, arsimi dhe vendbanimi. Madje thekson shkallën e ulët të raportimit dhe nevojën për koordinim të avancuar, qasje më të lehtë dhe besim në përgjigjen institucionale.

Gjatë hapjes së ngjarjes, ambasadori Kilian Uall, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, theksoi rëndësinë e shndërrimit të hulumtimit në ndikim të qëndrueshëm:

“Kur ndodh dhuna, heshtja nuk është opsion. Ne të gjithë kemi obligimin të reagojmë dhe ta paraqesim atë. Raportimet e dhunës duhet të trajtohen si prioritet dhe institucionet janë të detyruara të veprojnë me kujdesin e duhur.”

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani nënvizoi rëndësinë e mbështetjes sociale të koordinuar. “Ne duhet ndërtuar një sistem për reagim të shpejtë, në mënyrë humane dhe të koordinuar, që asnjë grua të mos mbetet vetëm. “Ne jemi duke përgatitur një Strategji të re për Adresimin e Dhunës kundër Grave dhe Dhunës në Familje për 2026–2033, së bashku me një Plan të Veprimit për 2025–2029. Këto dokumente strategjike do të udhëzojnë mbrojtje në kohë dhe efektive për çdo grua.”

Zhvilluar në vitin 2025 nga ana e firmës hulumtuese Indago, studimi bazohet në një mostër që ngërthen përfaqësimin e 600 grave të reja dhe vajzave të moshës 18 deri më 29 vjeçare nga të gjitha rajonet planifikuese në vend, kompletuar nga fokus grupe me shoqërinë civile dhe ekspertë. Ofron njohuri të detajuara mbi perceptimin e sigurisë, modelet e raportimit, përgjigjet institucionale dhe rreziqet në rritje, përfshirë dhunën digjitale.

Përmes Grupit të Punës për Parandalimin e Dhunës midis të Rinjve, Misioni i OSBE-së në Shkup do të vazhdojë të punojë me palët e interesuara nacionale për të integruar rekomandimet e vërtetuara në zhvillimin e politikave dhe në masat praktike, duke siguruar qëndrueshmëri afatgjatë dhe ndikim të prekshëm.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR