• e shtunë, 23 nëntor 2024

Hulumtim: Dallime të mëdha në mundësitë e mbrojtjes shëndetësore në vend, më mirë qëndrojnë qytetet e mëdha

Hulumtim: Dallime të mëdha në mundësitë e mbrojtjes shëndetësore në vend, më mirë qëndrojnë qytetet e mëdha

Shkup, 5 shkurt 2024 (MIA) - Mundësi më të larta për mbrojtje shëndetësore në vend kanë banorët e kryeqytetit, Shkupi. Më pak mundësi për mbrojtje adekuate shëndetësore kanë banorët e Krushevës, tregojnë të dhënat nga hulumtimi, rezultatet e të cilit i ka publikuar Qendra për komunikime civile.

"Ka dallime të mëdha në mundësitë, gjegjësisht shkallën e mbrojtjes shëndetësore që mund të marrin banorët e 30-të qyteteve në vend. Më mirë qëndrojnë qytetet e mëdha, ndërsa më keq qytetet e vogla. Por, mes qytetete të mëdha më keq qëndrojnë Kërçova dhe Koçani, ndërsa mes qyteteve më të vogla më mirë qëndrojnë Vinica dhe Dellçeva. Krahas Shkupit, në maje të listës janë edhe Manastiri dhe Shtipi, ndërsa në fund krahas Krushevës janë edhe Makedonski Brod, Vallandovë dhe Kriva Pallanka", shkruan në komunikatë për opinion.

Hulumtimi, siç shtohet "që përfshin 22 indikatorë, i merr parasysh kapacitetet njerëzore dhe hapësinore mjekësore, që i kanë në dispozicion banorët e këtyre rajoneve, siç janë spitalet, shtëpitë e shëndetit, shërbimet për mbrojtjen e grave, fëmijët parashkollorë dhe shkollorë, kuadri mjekësor, specialistik dhe tjetër shëndetësor, por edhe vdekshmëria e përgjithshme e foshnjeve

"Një nga treguesit me diferenca të mëdha midis qyteteve është numri i fëmijëve në një shërbim shëndetësor për fëmijët deri në gjashtë vjeç. Vinica është më e mira këtu, ku ka një shërbim apo klinikë pediatrie të tillë për çdo 129 fëmijë. Përkundrazi, më këq qëndrojnë Ohri, Prilepi dhe Shkupi, ku ka një shërbim të tillë për më shumë se 3000 fëmijë të kësaj moshe. Gjashtë qytete kanë një shërbim të tillë, por aty nuk ka mjekë dhe për një shërbim të tillë duhet të udhëtojnë në qytete të tjera", thuhet nëkomunikatë

Sipas hulumtimit, e ngjashme është edhe gjendja me numrin e grave në një shërbim për mbrojtje shëndetësore të grave. Siç tregojnë rezultatet, më mirë qëndron Berova me 1.388 gra të një shërbim të kërillë, ndërsa më e keqe është gjendja në Prilep, ku një shërbim i këtillë "mbulon" madje 36.000 gra. Këto qytete, sipas hulumtimit, nuk kanë fare shërbim të këtillë, gjegjësisht gjinekolog. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR