• e diel, 24 nëntor 2024

Hulumtim: 42 për qind e qytetarëve do të largoheshin nga vendi

Hulumtim: 42 për qind e qytetarëve do të largoheshin nga vendi

Shkup, 4 shkurt 2023 (MIA) - Dyzet e dy për qind e qytetarëve të Maqedonisë do të largoheshin nga vendi nëse pajisen me të gjitha dokumentet e nevojshme. Gatishmërinë më të madhe për t'u larguar e kanë treguar të rinjtë dhe ata me arsim më të lartë - universitet, tregojnë rezultatet e anketës së Gallup International Association.

Përqindja e qytetarëve që dëshirojnë të largohen nga vendi është më e lartë se ajo botërore, e cila është 36 për qind. Nëse, nga ana tjetër, shikojmë vendet e rajonit, një gatishmëri të madhe për imigrim mbi mesataren botërore tregojnë të anketuarit nga Bosnja dhe Hercegovina, ku 48 për qind deklaruan se do të shkonin jashtë vendit, në Greqi, ku kjo përqindje është 40, ndërsa në Kosovë 39 për qind.

Mesatare më të vogël se mesatarja kanë Kroacia, ku 35 për qind e të anketuarve deklaruan se do të emigronin, Bullgaria me 25 dhe Sllovenia me 21 për qind. Anketa nuk është kryer në Shqipëri dhe Serbi.

Në mbarë botën, hulumtimi ka treguar se një në tre qytetarë dëshiron të largohet nga vendi i tij, e veçanërisht të rinjtë me vështirësi ekonomike janë ndër emigrantët e mundshëm. Të anketuarit nga Afrika Sub-Sahariane dhe Amerika Latine kanë treguar gatishmërinë më të madhe për të lënë vendin e tyre.

Analiza e rezultateve të hulumtimit rezulton se faktori kryesor motivues për emigracionin janë të ardhurat mesatare në vend, pra sa më të larta të jenë, aq më e ulët është dëshira për t'u larguar dhe anasjelltas.

Një përqindje e madhe e qytetarëve që deklarojnë se duan të largohen kanë Sierra Leone me 84 për qind, Gana 81 për qind dhe Nigeria 71 për qind. Qytetarët më të paktë që dëshirojnë të largohen nga vendi i tyre janë në Japoni me 14 për qind, Vietnam 8 për qind dhe Indi 4 për qind.

Sondazhi i opinionit publik, i informuar nga GIA, është kryer në 57 vende që mbulojnë dy të tretat e popullsisë së botës dhe rreth 90 për qind të vendeve që janë të lira të kryejnë dhe publikojnë rezultatet e anketave të opinionit publik.

Gjithsej 54.329 persona u intervistuan në nivel global. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, BRIMA, anëtare e Shoqatës Gallup International Association, kreu anketën telefonike (CATI) në një ekzemplar reprezantues kombëtar prej 800 të anketuarve të moshës 18+, gjatë gushtit të vitit 2022, me një marzh gabimi prej +/- 3. .5 për qind, me një nivel besimi 95 për qind. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR