Huaja hungareze me siguri do të jetë e disponueshme nga shkurti, biznesi kërkon mbështetje për t'u fokusuar në prodhim
- Post By Sara Ademi
- 15:04, 23 dhjetor, 2024
Shkup, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Kompanitë me siguri do të mund të përdorin mjetet nga huaja hungareze nga shkurti i vitit të ardhshëm, parashikojnë bankat. Akoma nuk i kanë marrë kontratat nga Banka Zhvillimore, por sigurojnë se nënshkrimi do të shkojë shpejt. Tashmë janë duke biseduar me klientët për projektet dhe vlerësojnë se asnjë biznes, madje as një qendër tregtare (moll) nuk duhet të përjashtohet nga kreditimi nëse rezulton fitimprurës dhe nëse i jep vlera shtesë ekonomisë.
Biznesi ështëi vendosur se mbështetja i duhet dhe kërkon "mjetet të përdoren për projekte të mira", pa dallim se për ç'farë veprimtarie bëhet fjalë. Megjithatë, thekson, fokusi duhet të vihet në kompanitë prodhuese. Sa më shpejtë paratë të vihen në dispozicion, aq më mirë do të jetë", thekson ekonomia.
Shkenca në huanë hungareze sheh një situatë "vin-vin" dhe porosit se rregullatori monetar duhet të jetë i përfshirë në mekanizmat si të ketë lehtësim për bankat të cilat kanë rrezik kreditues.
"Presim që linja kredituese të bëhet e aplikueshme pas pushimeve. Ka një angazhim si nga Qeveria ashtu edhe nga bankat për ta përshpejtuar këtë proces. Janari ka shumë ditë jo pune, kështu që gjithsesi do ta lija për shkurt, megjithëse të gjithë do të punojmë për t'ia dalë në janar. Tashmë ka një marrëveshje mes Qeverisë dhe bankave në të cilat kushte do të vendoset linja e kredisë hungareze. Tani duhet të kalojë një periudhë administrative gjatë së cilës do të përgatitet procedura dhe procedura është: kushtet janë përcaktuar në detaje nga Banka Zhvillimore dhe ato kontrata duhet të arrijnë në bankat ku do të nënshkruhen zyrtarisht. Që nga ai moment, kompanitë do të kenë mundësi të hyjnë në banka për të aplikuar për kredi. Nga komunikimi me përfaqësues të qeverisë tashmë janë duke u finalizuar detajet, kontratat, kushtet etj... Duket e thjeshtë dhe dihet afërsisht se për cilat kompani do të aplikohen kreditë, por ka shumë aktivitete dhe do të duhet të saktësoni saktësisht që të mos ketë konfuzione se cili projekt është i zbatueshëm dhe cili jo", tha Nina Nedanoska nga "Shparkase Banka" pas takimit të sotëm të bankierëve dhe sektorit të biznesit.
Miratimi i kontratave, sqaroi ajo, shkon në bordet mbikëqyrëse të bankave.
"Bankat janë të përkushtuara për ta përfunduar atë proces shumë shpejt. Këto janë afate të shkurtra në të cilat ne do të marrim miratimin dhe do të vazhdojmë me nënshkrimin. Tashmë po flasim me klientët, nuk po presim që të vijnë të nënshkruajnë kontratat. Por nga momenti kur kompanitë aplikojnë do të duhet të kalojë një periudhë e caktuar derisa bankat t'i përpunojnë kërkesat për kredi dhe të bëjnë analizën", theksoi Nedanoska.
Sipas nënkryetarit të Lidhjes së Odave Ekonomike, Goran Gjorgjievski, "akulli është thyer” dhe në fund kompanitë kanë një afat pagese 15-vjeçare, që është e një rëndësie thelbësore.
Mjetet, plotësoi, janë të mirëseardhura për të vazhduar rritjen ekonomike sepse kompanitë janë shteruar.
"Hapësira për rritje prej pesë-gjashtë për qind që po kërkon Qeveria si synim ambicioz, është te ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Është baza që duhet të synohet për të pasur një rritje më serioze ekonomike", nënvizoi Gjorgjievski.
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore Mendi Qura përshëndet uljen e interesave kreditore për kompanitë.
"Si bashkësi biznesi mjetet do të përdoren për projekte të mira, pa dallim se për cilën veprimtari bëhet fjalë. Më shumë kërkojmë të rikahëzohen drejt prodhimtarisë, por t'i përdorin edhe veprimtaritë tjera të cilat kanë projekte të mira. Vetëm paralajmërimi i 250-të milion eurove për bashkësinë e biznesit jep njohuri që bankat t'i ulin normat e interesit të cilat deri tani ishin shumë të larta. Do të thotë, vetë njoftimi jep drejtim politik sepse normal ishin 5, 6 dhe 7 për qind, më të larta në këto vite", tha Qura.
Profesori universitar Sinisha Naumovski beson se të gjithë faktorët do të marrin nga gjithë ky proces, veçanërisht Qeveria dhe bankat. Ekonomia, sërish, do të marrë, siç përmendi, një kontingjent të ndryshëm të mjeteve likuide.
Sipas tij, çdo kompani mund të zgjedhë se te cila bankë dëshiron të marrë hua, por edhe çdo bankë mund të vendosë se projekti i kujt do të evaluojë.
Në pyetjen pse huanë e firmave ta kthejnë (subvencionojnë) qytetarët, Naumovski u përgjigj se:
"Ne duam që paratë të përdoren sa më shumë dhe nëse paguajmë interesin nuk do të thosha, sepse përfundojnë sërish në makroekonomi. Nuk mund të mos keni koment pozitiv për rritjen më të madhe të kompanive, ne duhet t'i ndihmojmë tani dhe po kërkojmë mekanizma. Nëse do të jenë private me private apo shtetërore, tashmë këto janë kushte tregu në të cilat të gjithë mund të bëjnë të gjitha llojet e marrëdhënieve të biznesit", sqaroi profesori.
Përfitimin ai e sheh në atë që çdo kompani punëson qytetarë të cilët kanë familje dhe prandaj është e rëndësishme, siç tha, firma të jetë profitabile. Kur çdo kompani shkon përpara, sipas Naumovit, secili ka përfitim.
Për huanë hungareze, Kuvendi më 17 shtator votoi një Ligj të veçantë i cili pasoi me nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet ministres së Financave Gordana Dimitrieska Koçoska dhe përfaqësuesve të Bankës hungareze për eksport-import. sa/
Foto/video: MIA