• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hristian Mickoski – kryetar i Qeverisë

Hristian Mickoski – kryetar i Qeverisë

Shkup, 23 qershor 2024 (MIA) - Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, i cili do ta kryesojë Qeverinë e re, është i lindur në Shkup më 29.09.1977.

Mickoski është në krye të VMRO-DPMNE-së prej dhjetorit të vitit 2017.

Diplomoi, magjistroi dhe doktoroi në Fakultetin e Maqinerisë në Shkup.

Në periudhën 2016-2017 ishte drejtor i përgjithshëm dhe kryesues i KD të SHA Elektranat e Maqedonisë, ndërsa prej vitit 2015 deri në vitin 2017 ishte këshilltar i Kryetarit të Qeverië së Republikës së Maqedonisë për energjetikë. 
Prej vitit 2019 është profesor i rregullt në Fakultetin e Maqinerisë në Shkup, ndërsa paraprakisht ishte profesor i asociuar, docent, asistent dhe asisten më i ri. Në vitin 2021 dhe 2022 punoi në FONKO klima si projektant kryesor dhe përgjegjës në instalacionet termoteknike.

Ka publikuar 35 publikime ndërkombëtare dhe punime skencore, si dhe dhjetëra punime vendore, është autor i rreth 30 aplikacioneve profesionale, ndërsa ka marër pjesë edhe në disa projekte ndërkombëtare, zhvillimore dhe shkencoro-hulutuese.

Është fitues i gjashtë miërnjohjeve dhen çmimeve ndërkombëtare dhe vendore.

Nga shkathtësitë kompjuterike njeh AutoCAD, MATLAB/Simulink, Microsoft Visual C++.

Gjuhë amtare e ka gjuhën maqedone, ndërsa gjuhën angëleze e njeh shkëlqyeshëm, ndërsa gjiuhën italiane mirë. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR