• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Hoxha: BESA i tregoi pozitat e veta opozitare, gjatë muajve të kaluar ka një sërë kritikash ndaj Qeverisë aktuale

Hoxha: BESA i tregoi pozitat e veta opozitare, gjatë muajve të kaluar ka një sërë kritikash ndaj Qeverisë aktuale
Shkup, 24 korrik 2022 (MIA) - Lëvizja BESA ka treguar qendrimet e veta opozitare dhe në gjithë këto muaj ka një sërë kritika ndaj Qeverisë aktuale në të gjitha sferat, tha sekretari i përgjithshëm i partisë, Arianit Hoxha, në profilin e tij në Fejsbuk, duke reaguar në deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se ka dilemë rreth asaj se partitë opozitare të shqiptarëve janë në opozitë, pasi nuk kanë qenë kritike ndaj pushtetit. “Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski paska shtruar dilemën se a është opozita shqiptare kundër kësaj qeverie apo jo, gjë që edhe njëherë dëshmon si të drejtë dilemën që kam shtruar para disa javëve se VMRO-DPMNE në mënyre maestrale koketon me BDI-në, duke u dukur në publik sikur sulmohen me njëra tjetrën, ndërsa rezultatet e kësaj ‘përplasje’ VMRO-BDI janë në shërbim të rritjes së rejtingjeve partiake të këtyre subjekteve”, thotë Hoxha. Sipas tij, një gjë si duket nuk e kanë kuptuar partitë maqedonase, as VMRO-DPMNE po as LSDM, dhe ajo është se Lëvizja BESA nuk është subjekt politik që mund të drejtohet nga selitë e tyre partiake. “Prandaj, një sygjerim miqësor për z.Mickoskin, shih veprimin e Lëvizjes BESA në gjithë këto vite dhe e kupton se në Lëvizjen BESA veprimet politike janë auktoktone, autonome dhe autentike”, shkruan Hoxha në publikimin e tij në fejsbuk. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR