• e mërkurë, 04 shkurt 2026

Hotelierët kanë kërkuar anulimin e Ligjit kundër pirjes së duhanit, javën e ardhshme takim me Durmishin dhe Aliun

Hotelierët kanë kërkuar anulimin e Ligjit kundër pirjes së duhanit, javën e ardhshme takim me Durmishin dhe Aliun

Shkup, 3 shkurt 2026 (MIA) - Një herë fushatë, e pastaj zbatim të Ligjit kundër pirjes së duhanit, kanë kërkuar hotelierët në takimin me sekretarin shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës.

Siç informoi sot ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, javën e ardhshme me siguri do të mbahet edhe një takim ku do të jenë të pranishëm edhe ai dhe ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ndërsa do të shqyrtohen të gjitha mundësitë.

Durmishi nuk tha nëse është e mundur të anulohet implementimi i Ligjit, i cili duhet të fillojë nga 1 marsi, por përmendi se qëllimi është kujdesi për shëndetin publik.

null

Në takimin e ardhshëm, tha ai, do të merret vendim që do të pranohet nga të gjitha palët, duke përfshirë edhe hotelierët.

"I dëgjuam vërejtjet e hotelierëve, të cilët kanë kërkuar një periudhë të caktuar kohore deri në hyrjen në fuqi të Ligjit, respektivisht të shkojmë në fillim me fushatë, e pastaj me informatë derisa fillon zbatimi, që të jenë në ndonjë mënyrë të gatshëm. Ne do t'ua përsërisim se cili është qëllimi dhe në fund të marrim vendim që do të jetë i pranueshëm nga të gjitha palët e prekura, duke përfshirë edhe hotelierët", deklaroi Durmishi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas ngjarjes në Qeveri, ku u prezantua Ligji për angazhimin me punë të personave. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR