• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

HOTAM: Kapacitetet hotelerike për festat e fundvitit pritet të mbushen rreth 70 për qind

HOTAM: Kapacitetet hotelerike për festat e fundvitit pritet të mbushen rreth 70 për qind

Strugë, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Rreth 70 për qind e objekteve hotelerike në rivierën Ohër-Strugë pritet të mbushen për festat e Vitit të Ri, informoi kryetari i Asociacionit të hotelierëve të Maqedonisë (HOTAM), Kërste Bllazheski. Ndryshe nga hotelet, në vendet me kapacitete më të vogla akomoduese dhe apartamente është tradicionalisht më e lartë.

Mysafirë më të shumtë në bregdetin e Ohrit pritet të jenë bullgarët, pastaj turqit, por nuk do të mbeten anash as vizitorët nga vendet përreth. Një numër i madh pritet edhe për Krishtlindjet katolike ku tradicionalisht më të shumtë janë nga Greqia.

"Disa hotele do të punojnë vetëm me bujtje pa pritje të organizuara dhe atje mund të jetë më e ulët, për dallim nga hotelet që organizojnë pritje në natën e ndërrimit të moteve", sqaron Bllazheski.

Sipas tij, interesim ka edhe nga mysafirët vendas, por ata zakonisht kërkojnë akomodim në hotele dhe shkojnë në pritje të organizuara nëpër restorante.

"Mysafirët nuk duhet të harrojnë se me vizitën e qendrave turistike në Maqedoni po ndihmohet ekonomia e vendit e me këtë po i ndihmojnë edhe vetes. Në këtë mënyrë do të ndërtohen rrugë, spitale, shkolla dhe do të realizohen projekte të tjera infrastrukturore", ka thënë Bllazheski duke shtuar se vazhdimisht investojnë në modernizimin e hoteleve dhe ofrimin e kushteve më të mira për mysafirët.

Sezonin e kaluar turistik veror, njeri i parë i HOTAM-it e ka vlerësuar si pozitiv, përtej pritshmërive, ndërsa për vitin e ardhshëm pret të ruajnë nivelin e këtij viti.

foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR