• e premte, 27 dhjetor 2024

Homazhe për njëmbëdhjetë pjesëtarët e armatës të cilët humbën jetën në aksidentin e helikopterit në afërsi të Bllacës

Homazhe për njëmbëdhjetë pjesëtarët e armatës të cilët humbën jetën në aksidentin e helikopterit në afërsi të Bllacës

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Me vendosjen e luleve në vendin e aksidentit të helikopterit në Bllacë të Katllanovës në kazermën "Strasho Pinxhur" në Petrovec dhe në kampin "Butmir" në Sarajevë sot u nderuan njëmbëdhjetë pjesëtarët nga përbërja e aviacionit Ving të cilët para gjashtëmbëdhjetë viteve tragjikisht humbën jetën e tyre, kumtoi Zyra për marrëdhënie me publikun e Shtatmadhorisë së Armatës.

"Pranë memorialit në kujtim të pjesëtarëve të rënë vendosën kurora lulesh nga delegacione nga Shtatmadhoria dhe Ministria e Mbrojtjes, Komanda operative, aviacioni Ving, Brigada e parë këmbësorike, anëtarët e familjeve të viktimave dhe përfaqësues të komunës së Petrovecit. Viktimat u nderuan gjithashtu në memorialin përpara komandës së aviacionit Ving në kazermën "Strasho Pinxhur" në Petrovec, si dhe në kampin "Butmir" në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë", thuhet në kumtesë.

Helikopteri i ushtrisë Mi-17 u rrëzua më 12 janar të vitit 2008 në afërsi të Bllacës së Katllanovës, duke u kthyer nga misioni "ALTEA" ku jetën humbën nënkoloneli Toni Spasovski, majori Goran Ristovski, kapitenët Brane Spasovski dhe Igor Gjoreski, rreshterët Sllavço Vasilev dhe Toni Sejko Davitkovski rreshterët më të vjetër Janko Shiriq, Aleksandër Taskovski, rreshterët Miki Ivanovski dhe Aleksandar Vasiq dhe tetar Zlatko Veljanovski. qa/

Foto: Zyra për marrëdhënie me publikun e Shtatmadhorisë së Armatës

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR