• e shtunë, 23 nëntor 2024

HM - Infrastruktura për shtyllën e plasaritur të urës në Cërna Reka: Pas inspektimit do të vendoset se çfarë do të bëhet për funksionimin e pandërprerë të trafikut hekurudhor

HM - Infrastruktura për  shtyllën e plasaritur të urës në Cërna Reka:  Pas inspektimit do të vendoset se çfarë do të bëhet për funksionimin e pandërprerë të trafikut hekurudhor

Shkup, 15 nëntor 2023 (MIA) - Ekipi i ndërmarrjes publike "Hekurudhat e Maqedonisë - Infrastruktura" , profesorë të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe ekspertë kanë dalë në terren me qëllim që të inspektojnë gjendjen momentale me shtyllën e plasaritur të betonit në urën e Cërna Rekës, në linjën Gjevgjeli-Veles.

Nga HM - Infrastruktura në një deklaratë për MIA-n thonë se pas kësaj do të vendoset se si do të veprohet në mënyrë që të vendoset funksionim  i pandërprerë i trafikut hekurudhor.

"Lidhur me situatën me urën hekurudhore të Cërna Rekës te lokaliteti Stobi, ju informojmë se në terren kanë dalë ekipet e NP HRMV-Infrastruktura, profesorë nga Fakulteti i Ndërtimtarisë, ekspertë dhe persona profesional nga fusha dhe të njëjtit kryejnë mbikëqyrje të situatës momentale pas së cilës do të vendoset se si në mënyrën më adekuate dhe më shpejtë të veprohet sa më shpejtë për të vendosur funksionimin e pandërprerë të trafikut hekurudhor", citohet në deklaratë.

Nga HM Transport për MIA-n thonë se udhëtarët të cilët i shfrytëzojnë shërbimet hekurudhore në relacionin Shkup-Gjevgjeli-Shkup edhe më tutje do të transferohen deri në destinacionet përfundimtare, me atë që trenat nga Shkupi do të qarkullojnë deri në stacionin në Gradsko, ndërsa trenat nga Gjevgjelia do të qarkullojnë deri në stacionin Negotinë Vardar.

"Në pjesën Negotinë Vardar-Gradsko-Negotinë Vardar, udhëtarët do të transferohen me autobus. Treni i mëngjesit, numër 630, që deri tani nga Gjevgjelia nisej në orën 04:40, ndërsa nga data 15.11.2023 do të niset në orën 06:15", thonë nga HM Transport për  MIA-n. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR