• e premte, 27 dhjetor 2024

Hjuman Rajts Uoç: Ukraina dhe Rusia duhet të ndalojnë përdorimin e municionit kasetor

Hjuman Rajts Uoç: Ukraina dhe Rusia duhet të ndalojnë përdorimin e municionit kasetor

Kiev, 6 korrik 2023 (MIA) - Të dy forcat e armatosura ruse dhe ukrainase përdorën municion kasetor me të cilën janë vrarë civilët ukrainas, kumtoi sot Hjuman Rajts Uoç.

Kjo ndodh në kohën kur SHBA po shqyrton nëse do t'i përgjigjet kërkesës së Ukrainës për të marrë armë të tilla.

Organizata joqeveritare ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Hjuman rajts uoç i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës të ndalen me përdorimin e kësaj arme dhe i bëri thirrje SHBA-së të mos e furnizojë Ukrainën.

Më shumë se 20 vende nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare për ndalimin e municionit kasetor. Bëhet fjalë për shpërthyes të shumtë të vegjël të paketuar në një bombë, raketë ose predhë artilerie që shpërthejnë nga transportuesi i tyre gjatë fluturimit në sipërfaqe të madhe.

Rusia, Ukraina si dhe SHBA-ja refuzuan nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

Një funksionar i lartë i Pentagonit muajin e kaluar tha se municioni kasetor do të ishte i dobishëm për Ukrainën në zmbrapsjen e forcave ruse, por dorëzimi i tyre në Kiev nuk është miratuar ende për shkak të kufizimeve të vendosura nga Kongresi amerikan dhe shqetësimet nga aleatët amerikanë.

Ukraina ka gjuajtur raketa me municion raketor në zonat e kontrolluara nga Rusia në dhe rreth qytetit lindor të Ukrainës, Izum, në rajonin e Harkovit, pas pushtimit të Rusisë vitin e kaluar, njoftoi Hjuman Rajts Uoç. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR