• e mërkurë, 27 nëntor 2024

"Hjuman rajts uoç": Forcat izraelite kryen të paktën tetë sulme ndaj punonjësve humanitarë

Nju-Jork, 14 maj 2024 (MIA)  - Forcat izraelite i kanë sulmuar punonjësit humanitarë dhe kolonat e tyre të paktën tetë herë, duke vrarë të paktën 15 njerëz, përfshirë edhe fëmijë, nga fillimi i luftës në Gazë, sipas "Hjuman rajts uoç".

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut me seli në Nju-Jork kumtoi se grupet humanitare i kanë dhënë koordinatat e tyre autoriteteve izraelite për kontroll. 

Nuk pati paralajmërim paraprak për sulmet, në të cilat ishin plagosur edhe të paktën 16 persona. 

Zyra e KB-së për koordinim të çështjeve humanitare njoftoi se më shumë se 250 punonjës humanitarë janë vrarë nga fillimi i luftës, shumica e tyre palestinezë të punësuar në Agjencinë për Refugjatë të KB-së (UNRVA), e cila është furnizuese kryesore e Rripit të Gazës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR