• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hiseni nga "Vlen": Thirrjet e BDI-së për veting janë vetëm manipulime për të krijuar iluzion të transparencës

Hiseni nga

Shkup, 19 gusht 2024 (MIA) - Thirrjet e BDI-së për veting janë vetëm manipulim për të krijuar iluzion të transparencës, theksoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i Koalicionit "Vlen", Fari Hiseni.

"Kur BDI-ja flet për paraqitjen e krimeve në prokurori, ajo gjithmonë llogarit në njerëzit e saj të instaluar në sistem. BDI dhe satelitët e saj, si parti me njerëz të përfshirë në listat e zeza amerikane, duhet të reformohen në mënyrë që sistemi të lirohet nga klanet kriminele dhe qytetarët të gëzojnë drejtësinë e merituar", tha ai.

СООПШТЕНИЕ: Признавањето на вината од г. Мемети, заедно со судијата на Врховниот суд, г. Наќе Георгиев, за мито од 10 илјади евра, со цел намалување на казната на поранешниот градоначалник на

Hiseni thekson se BDI tashmë një javë heshtin për Ixhet Memetin dhe Naqe Georgiev, kuadro të tyre të cilët janë kapur në flagrancë dhe bashkëpunim.

"Ky rast është tregues i qartë se si funksionon oktopodi i krimit dhe korrupsionit në këtë shtet. Njëherë moho akuzat, pastaj kur nuk kanë si t’i fshehin dëshmitë këtu është prokuroria "abaziane" për t’ua rregulluar punët.  Në këtë kontekst, i drejtojmë një pyetje publike prokurorit Islam Abazi: A duhet të ketë rrethana lehtësuese për persona që është dashur të vendosin drejtësinë në vend? Ixhet Memeti, që ka mbajtur poste të rëndësishme gjatë regjimit 22-vjeçar të BDI-së, dhe Naqe Georgiev, gjykatës i Supremes, janë personifikimi i okotopodit të krimit dhe korrupsionit në gjyqësor.  Si koalicion, me të drejtë shtrojmë pyetje publike: 1. Sa raste të tjera ka kurdisur BDI-ja me këta dy persona që tani janë të njohur për ne"? pyeti zëdhënësi i "Vlenit".

Hiseni theksoi se "Vlen" gjithmonë do të angazhohet për një sistem të drejtë dhe të pandikuar nga korrupsioni. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar që drejtësia të vihet në vend dhe që çdo abuzim të merret seriozisht. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR